Jeremiq i habitur: Gishti shqiptar në ndërprerësin e energjisë elektrike në veri të Kosovës

Politika

Jeremiq i habitur: Gishti shqiptar në ndërprerësin e energjisë elektrike në veri të Kosovës

Nga: B.S. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:19
Vuk Jeremiqi

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremiq ka thanë mbrëm se në veri të Kosovës prej dje "gishti shqiptar është në ndërprerësin për furnizim me energji elektrike" dhe se, sipas tij, kjo është edhe një goditje për sovranitetin e Serbisë "mbi territorin e krahinës" për të cilën janë përgjegjës ekskluzivisht Aleksandar Vuçiqit dhe Partia progresiste serbe.

"Nëse do të ketë tensione në veri të Kosovës, gjë që nuk është e paimagjinueshme dhe ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, atëherë një nga elementët e presionit mund të jetë vështirësimi i furnizimit me energji elektrike, sepse që nga sot të gjithë konsumatorët në veri të Kosovës i përkasin sistemit të përbashkët të vetëshpallur të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe jo më sistemitë Elektroekonomisësë Serbisë ", tha Jeremiq.

"Kontrolli i sistemit të energjisë është një nga elementët e sovranitetit, të tilla si telekomunikacioni ose kontrolli i trafikut ajror. Pothuajse të gjitha kompetencat e shtetit në veri të Kosovës i janë dorëzuar Prishtinës në shtatë vitet e fundit, që nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Brukselit, dhe pala serbe nuk ka marrë asgjë", ka thënë Jeremiq, transmeton "Danas".

Jeremiqi ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për ta kthyer situatën në gjendjen e saj të mëparshme.

"Nuk ka Asociacion të komunave serbe për të cilin është rënë dakord shtatë vjet më parë dhe ekziston dorëzimi i rrjetit elektrik në duart e shqiptarëve, ekziston numri ndërkombëtar i telefonisë, janë shpërbërë sistemi i sigurisë, shëndetësisë dhe gjyqësorit i Serbisë në veri, të cilat ekzistonin para marrëveshjeve të Brukselit", shton Jeremiq.

Lidhur me akuzat e autoriteteve se ai, si ish-Ministër i Punëve të Jashtme, është "përgjegjës për humbjen e Kosovës", Jeremiq vuri në dukje se në shtatë vitet e gjysmë të mëparshme, i gjithë pushteti është në duart e Vuçiqit dhe SNS-së, të cilët kontrollojnë plotësisht gjithçka, edhe mënyrën e bisedimeve me palën shqiptare në Prishtinë, përfshirë mënyrën në të cilën po zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

"Nënshkrimi në dorëzimin e sistemit të energjisë elektrike në Prishtinë dhe Tiranë nuk u vendos nga askush që ishte në pushtet deri në 2012, por nga ata që erdhën në pushtet atë vit, duke i premtuar komunitetit ndërkombëtar se do të bënin pikërisht këtë. Para vitit 2012, veriu i Kosovës ishte integruar plotësisht në shtetin serb - shëndetësia, siguria, gjykatat, numri i telefonit, prania e plotë e EPS-së dhe Telekomit të Serbisë," tha Jeremiq.

"Sot, kjo nuk është më rast, veriu i Kosovës drejtohet nga banda kriminale dhe sovraniteti nominal, përfshirë energjinë elektrike, është në duart e Prishtinës," përfundoi Jeremiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat