Organet e drejtësisë ende nuk janë shkëputur nga ndikimi i politikave ditore

Politika

Organet e drejtësisë ende nuk janë shkëputur nga ndikimi i politikave ditore

Nga: D.B. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Foto Ilustrim

Mos luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke i kushtuar shumë Kosovës. Në planin e brendshëm këto fenomene dhe dukuritë tjera negative e kanë sjellë vendin në gjendje të rëndë politike ekonomike e sociale.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se organet e drejtësisë ende nuk janë shkëputur nga ndikimi i politikave ditore.

Sipas tij, kjo për faktin se u krijuan milionerë më afera të ndryshme korruptive , dhe pak kush po merret më ato punë.

Image
Skender Mulliqi

“Përveç kësaj u krijuan edhe klasa e pasanikëve të njerëzve të biznesit dhe të politikës. Funksionoje disa vite Agjensia Antikorrupsion, ku nga Qeveria Hoti, u qitë nga përdorimi, ku dihet se pat edhe reagime të ashpra nga disa Ambasada të Evropës në Kosovë, e veçmas nga Ambasada Gjermane dhe Angleze. Por, kjo hasi në vesh të shurdhër si hasën edhe shumë reagime tjera që dolën nga raportet ndërkombëtare, për mos luftim të duhur të krimit dhe korrupsionit”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai konsideron se elita politike kanë dështuar në hapjen e perspektivave për rininë tonë, të cilët ikën dhe mezi presin të ikin nga Kosova.

“Nëse duam që ta formojmë shtetin si duhet, atëherë duhet të lirohemi nga praktikat e vjetra të qeverisjes më vendin. Çdo sistem duhet reformuar.Kur bëhet fjalë në planin e jashtëm mos luftimi i korrupsionit na ka kushtuar më izolim , nga bota demokratike:, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, Kosova ka mbetur pa investime dhe investitor të jashtëm, dhe i vetmi vend pa lëvizje të lirë në shtetet Shengen.

“Ndonëse neve na u tha më parë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë shkaku i mos zbatimit të reformave të kërkuara nga BE-ja vendi mbeti askund. Kosova tanimë ka mbetur që shumë kohë pa njohje të reja dhe me lobime të Serbisë. Kosova ka mbetur e pa inkuadruar në strukturat relevante të Evropës. Politika serbe e ka marre primatin në saje të gabimeve dhe mos angazhimit të politikave tona të jashtme. Dështimet e deritashme jo te vogla janë produkt i partive shtet formuese”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat