Çfarë po planifikon Vjosa? - Analisti zbulon qëllimet politike të Osmanit

Politika

Çfarë po planifikon Vjosa? - Analisti zbulon qëllimet politike të Osmanit

Nga: A.Morina Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Vjosa Osmani

U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është njëra nga figurat politike më të përfolura, ditëve të fundit në vend.

Vëmendjen e opinionit publik në përgjithësi Osmani e mori me deklaratën e saj se do të garoj me listën e saj në zgjedhjet e reja dhe se tani veç se ka filluar bisedimet me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për një koalicion të mundshëm.

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar qasjen politike të Vjosa Osmanit, listën e saj garuese në zgjedhjet e reja dhe koalicionin e saj të mundshëm me Albin Kurtin.

Qarri bashkëpunimin e Osmanit me Kurtin nuk e sheh si frikë për të humbur zgjedhjet, por si metodë politikë për koalicion parazgjedhor si të gjitha partitë.

“Pas shkarkimit të Prof.Dr. Vjosa Osmanit nga kryesia e LDK-së ku ajo ishte nënkryetare dhe përjashtimi de fakto i saj nga kjo parti, në pamundësi për të gjetur për bashkëpunim një subjekt të pa përlyer në korrupsion e krim të organizuar, detyroi Vjosa Osmanin, që këto ditë të deklaronte se ka filluar bisedimet me Albin Kurtin për një koalicion te mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që nuk duhet të shihet apriori si frikë e zonjës Osmani nga garimi-vetëm në zgjedhjet e ardhshme, por si metodë që e praktikojnë edhe subjektet tjera më të vjetra në politikë, madje ishte vet Isa Mustafa ai i cili, vetëm para disa muajsh, pati lidhur edhe koalicionin e parë qeverisës me Vetëvendosjen”, deklaroi Qarri.

Ai garimin e Osmanit në zgjedhje të reja me listë të saj do të i shkaktonte humbje dhe rënie drastike Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Përndryshe deklarata e pak ditëve më parë e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe presidentes provizore të vendit, zonjës Vjosa Osmani se pas përjashtimit të saj nga kryesia e LDK-së, përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me listën e saj, besojë se do të jetë një humbje e madhe për vet LDK-në, rënia drastike e të cilës, do të shihet më së miri në zgjedhjet e radhës”, theksoi Qarri.

Analisti tha se dëmet që ia ka shkaktuar Osmani, LDK-së dëshmohen nga reagimet e ashpra të burrave me halucinacione të LDK-së, të cilët me vetëdije pengojnë çfarëdo reforme dhe ecjen përpara të saj.

“Se kjo do të ndodhë, e dëshmojnë më së miri reagimet e ashpra të “burrave” me halucinacione nga pleqëria të LDK-së, nga frika e humbjes së madhe që tanimë është programuar në kokat e tyre, të vetëdijshëm se votuesi i ri, preferon të votojë për Dr. Vjosa Osmanin para kuadrove pleq e të konsumuar të LDK-së, si Isa Muustafa & CO, të cilët tash e sa vite e kanë ngulfatur tërësisht LDK-në dhe me vetëdije pengojnë çfarëdo reforme dhe ecjen përpara të saj”, nënvizoi Qarri.

Qarri, Vjosa Osmanin e sheh si një nga politikanet e vetme që vazhdon ti mbrojë e palëkundur, idetë rugoviane. Ai madje atë e cilësoi si Angela Merkel e Kosovës, e cila do ta kthejë Kosovën e vjedhur në rrugë të mbarë.

“Dr.Vjosa Osmani për nga ngritja profesionale e intelektuale, vetëbesimi dhe vendosmëria personale e cila edhe e vetme vazhdon ti mbrojë e palëkundur, idetë rugoviane dhe nuk e ka mashtruar as nënçmuar, si Isa Mustafa, asnjëherë votuesin, me të drejtë shihet si Angela Merkel e ardhshme e Kosovës, e cila njëjtë si kancelarja gjermane në vendin e saj, edhe kjo pritet ta kthejë Kosovën e vjedhur e të plaçkitur ndër vite nga bandat korruptive e mafioze për më tepër se dy dekada me radhë, përfundimisht në rrugë të mbarë”, tha Qarri

Në fund, analisti tha se është shumë i pranueshëm koalicioni Osmani-Kurti, pasi kjo nuk është e pra që bën koalicion me Vetëvendosjen, pasi para saj kishte bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ndërsa sa u takon bisedimeve me LVV-në për marrëveshje të mundshme parazgjedhore, e përsërisë se nuk është Vjosa e para,por para saj, bëri koalicion Isa Mustafa me Albin Kurtin.”, përfundoi Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat