Politikania Edita Tahiri në vitet e 90-ta ishte anëtarësuar në Lidhje Demokratike të Kosovës.
Ku mbajti disa pozita në këtë parti, si: Sekretare për marrëdhënie me jashtë e LDK-së (1991-1998), Emisare speciale e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, koordinatore nga Kryesia e LDK-së.
Po ashtu, ajo ishte e njohur edhe se lidere shpirtërore e Forumit të Gruas të LDK-së, si dhe ishte e Themeluese e Qendrës së Kosovës për Studime Ndërkombëtare (1994).
Po ashtu, ajo ishte edhe deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës. Tahiri u largu nga LDK-ja pas përfundimit të luftës, dhe krijoi partinë e saj në maj të vitit 2004, të quajtur Alternativa Demokratike të Kosovës (ADK) .
Ndërkaq, karriera e saj politike vazhdon edhe sot, ku ishte udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Duke marr parasysh që Kosovës, gjendet në një fazë jo shumë të lehtë, ka zëra se Tahiri duhet të jetë kandidatë e LDK-së për presidente.
Për një gjë të tillë nuk ka ndonjë deklaratë nga të dyja palët.
Kurse, kohëve të fundit, Tahiri ka vënë në pah nostalgjinë e saj, për kohën sa ishte në LDK.
Ajo ka filluar që të publikojë fotografi në rrjetet sociale.
Paraditen e sotme, Tahiri, ka publikuar një fotografi e cila është shkrepur në vitin 1994 në Bon të Gjermanisë. Në fotografi shihen Edi Shukriu, anëtare e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe Hafiz Gagica, Kryetar i LDK për diasporën në mision diplomatik për takime me deputet gjerman.
Ndërsa, të premten Tahiri kishte publikuar edhe një fotografi tjetër e cila ishte shkrepur në New York, gjatë dhjetorit të vitit 1993.
Në fotografi shihet së bashku më kolegët e Kryesisë së atëhershme të LDK-së, Anton Kola, Rexhep Gjergji, dhe Naim Dedushaj, i cili ishte anëtar i kryesisë se degës në New York.