Analisti “shpërthen” ndaj deputetëve - Mos u sillni si rrugaçë, mjaftë shkaktuat incidente!

Politika

Analisti “shpërthen” ndaj deputetëve - Mos u sillni si rrugaçë, mjaftë shkaktuat incidente!

Nga: A.Morina Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, dje ka dështuar të mbajë seancën plenare shkaku i protestave të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, penguan vazhdimin  e seancës duke brohoritur “Jashtë”, thirrje këto të drejtuara ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt.

Kësisoj, me këto sjellje nga ana e deputetëve po vazhdojnë të dështojnë miratimet e ligjeve dhe diskutimet e shumë vendimeve në Kuvend.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këto sjellje të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Mulliqi u shpreh se deputetët duhej të cilësoheshin si njerëz të përgjegjshëm e serioz dhe jo të bëjnë marrëzira në Kuvend.

“Këta kuvendarë të kësaj legjislature janë duke iu kaluar atyre paraprake më marrëzira midis pandemie. Kuvendi është organi më i lartë i shtetit dhe do të duhej që serioziteti dhe përgjegjësia e deputetëve si njerëz të zgjedhur nga populli, të jetë në nivel të lartë”, deklaroi Mulliqi.

Analisti, në vazhdim tha se është turpëruese sjellja e deputetëve. Sipas tij, deputetë duhet të sjellin vendime të rëndësishme dhe jo të bëjnë sjellje prej rrugaçëve.

“Është turpëruese sjellja e tyre  e cila tregon pa përgatitjen e tyre morale dhe profesionale, për punën e deputetit. Ata janë aty për të pru vendime të rëndësishme për vendin, e jo të shkaktojnë gati çdo herë incidente dhe sjellje prej rrugaçësh. Zaten edhe nuk është çudi se kjo klasë politike jo të gjithë natyrisht  janë njerëz që moti janë përshëndetur më përgjegjësinë dhe moralin politik”, theksoi Mulliqi.

Ai përmendi edhe dështimet e disa ligjeve të planifikuara si pasojë e mos seriozitetit të tyre. Mulliqi th se me këto veprime po turpërohen para botës demokratike.

“Dihet se sa e sa ligje të planifikuara kanë mbetur duke pritur, e këta marrin paga e benifite tjera  vetëm pse sillen dhe pshtillen si pordha, në sallën e kuvendit, madje po na servojnë edhe pamje  turpëruese para botës demokratike. Duket se është bërë mjaftë duke dhënë shembuj se nuk jemi të zotët për shtet, e kemi kuadro  të cilat po presin të dera , të cilat dinë dhe dojnë të punojnë ndershmërisht në shërbim të qytetarëve të këtij vendi”, nënvizoi analisti, përcjell “Bota sot”

Mulliqi këtë e sheh si një logjikë të keqe të instaluar karshi shtetëndërtimit të vendit. Dhe secili që vjen në pushtet tenton të përvetësoj të mira materiale, duke i shfrytëzuat postet e tyre.

“Është instaluar logjikë  e keqe  karshi  shtetëndërtimit dhe mirëqenies. Secili që po vjen në pushtet,  si deputet apo ministër po i shfrytëzojnë postet e larta për  përvetësimin e të mirave materiale. Shembull eklatant është  vjedhja e Thesarit të Shtetit, ku rasti po heshtet, dhe ende ka mbetur   si  zhurmë mediatike”, u shpreh Mulliqi.

Në fund, Mulliqi bëri thirrje të ndalohen këto praktika të mbrapshta në parlament. Ai kërkoi edhe miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Lustracion.

“Nëse nuk ndalohen këto praktika të mbrapshta, edhe kur bëhet fjalë për parlamentarë, largë do të jetë dita kur mund të flasim për shtet ligjor e demokratik, sikur largë do të jetë dita që të largohemi nga fundi  i tabelës ku jemi katandisur , si vendi më i varfër,  e me i  izoluari në Evropë. Krahas kësaj, kjo skenë politike  duhet të spastrojë radhët  nga njerëzit e pa aftë. Kosovës  i duhet  shumë Ligji i Lustracionit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat