E pafuqishme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, ky ishte plani i VV-së ndaj Driton Selmanajt – ja kush thotë se po synohet marrja e pushteti me dhunë

Politika

E pafuqishme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, ky ishte plani i VV-së ndaj Driton Selmanajt – ja kush thotë se po synohet marrja e pushteti me dhunë

Nga: N. H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Albin Kurti dhe Driton Selmanaj

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit. Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”.

“Linçimi i VV-së”

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot” duke e komentuar këtë situatë, ka thënë se tendenca e Lëvizjes Vetëvendosje ishte për linçimin e numrit dy të Qeverisë Hoti, sjellje kjo, sipas tij, dëshpëruese.

Bajraj shprehet se kauzat e Vetëvendosjes për pengimin fizik të funksionimit të tempullit të demokracisë janë veprime anti-demokratik, anti-kushtetues dhe anti-shtetëror.

Image
Fatmir Bajraj

“Tendenca e VV-së për linçimin politiko-publik të Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës Kosovës, është sjellje dëshpëruese e Lëvizjes, nga mosarritja e “pushtimit” dhe nënshtrimit të Kalasë (Qeverisë Hoti), atëherë së paku provojnë t’i heqin një gur asaj (z.Selmanaj), aksion i destinuar të dështoi. Rikthimi i atavizmit politik të VV-së në Parlamentin e Kosovës, si qasje, mendësi dhe veprim praktik në lidhje me pengimin fizik të funksionimit të tempullit të demokracisë parlamentare me kauzën fallco se zëvendëskryeministri Selmanaj nuk e ka vendin në këtë institucion të lartë të pushtetit, është një veprim anti-demokratik, anti-kushtetues dhe anti-shtetëror”, shprehet Bajraj.

Tutje, Bajraj, deklaron se partia e Albin Kurtit në pafuqi për ta rrëzuar Qeverinë Hoti me mjete kushtetuese ka humbë toruan tashmë në Kuvendin e Kosovës.

Kurse, analisti Bajraj është i mendimit se VV-ja me metodat anti-demokratike dhe të dhunshme ndaj Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po synon në arritjen e qëllimit; rrëzimin dhe marrjen e pushtetit me dhunë dhe anarki.

“Makiavellizmi i LVV-së dhe i liderit të saj, Kurti, kur “Qëllimi arsyeton mjeti”, me rastin e Selmanajt, provon se kjo Lëvizje ka humbë toruan dhe në pafuqi për ta rrëzuar Qeverinë Hoti me mjete kushtetuese, përkatësisht me mocion mosbesimi në Parlament gjë që do ishte legjitime dhe legale, tani ngritë në një nivel tjetër mjetet dhe metodat anti-demokratike dhe të dhunshme ndaj Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit; rrëzimin dhe marrjen e pushtetit me dhunë dhe anarki. Silogjizmi i ndërtuar mbi premisa të mashtrimit dhe manipulimit të opinionit, duke nxjerrë nga konteksti një deklaratë publike të Selmanaj në lidhje me temën e të pagjeturve, është një lojë e rrezikshme dhe e dëmshme për vendin, është një tendencë perfide për sajimin dhe konstruktimin e një kauze politike për rrëzimin e Qeverisë dhe marrjen e pushtetit me mjete jo legjitime dhe anti-kushtetuese”, deklaron Bajraj.

Tutje, Bajraj flet edhe për temën e të pagjeturve, gjë për të cilën shprehet se kjo temë po keqperdoret nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Keqpërdorimi nga a na e LVV-së dhe jo vetëm, i temës së të pagjeturve, si një nga plagët më të rënda nga e cila lëngon shoqëria e jonë tani e mbi dy dekada, si temë e ndjeshme dhe tejet sensitive për familjarët e viktimave dhe për publikun, është një sjellje amorale dhe goditje e ulët e atyre të cilët synim e qëllim kanë pushtetin me çdo kusht. Zëvendëskryeministri Selmanaj në asnjë rast nuk kishte deklaruar pretendimin e VV-së se kinse tema e të pagjeturve si kategori dhe çështje në raport me Serbinë dhe dialogun, është e konsumuar dhe e ezauruar, përkundrazi; tema e të pagjeturve në Qeverinë Hoti, si asnjë herë më parë, ishte kryetema e dialogut, ishte kryefjala e kryeministrit Hoti dhe e Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit dhe në Uashington në përballje me Serbinë, gjë që provon edhe transkripti i debatit në një televizion dhe deklaratat plotësuese të pas abuzimit politik dhe publik me atë deklaratë nga ana e VV-së dhe levave të saja në shoqërinë “civile”, shprehet ai

Analisti Bajraj, nënvizon se Selmanaj kishte kundërshtuar abuzimin me temën, e të pagjeturve nga ana e politikes dhe ngritjen në kauzë për pushtet nga qarqe dhe parti politike siç është Lëvizja Vetëvendosjes e Albin Kurtit.

“Pra, Selmanaj, kundërshtonte qasjen dhe narracionin e VV-së karshi temës së të pagjeturve dhe jo temën e cila vërtetë kishte marr përgjigje në interpelancë të kryeministrit Hoti në Parlament dhe në Komisionin Parlamentar me ç’rast, VV-ja dhe as e nderuara zonja deputete, Bogujevci nuk kishte denjuar ta sfidonte kryeministrin Hoti në Komision Parlamentar, por këtë gjë e bënë pasi të përfundoj punën Komisioni përkatës dhe para medieve. Konkretisht, në raport me interesimin e politikes (LVV-së) dhe të publikut, dhe jo në raport me dialogun me regjimin kriminal të Vuçiqit, kjo temë ishte shteruar mjaftueshëm nga ana e Qeverisë Hoti, pra para institucionit të Legjislativit si punëdhënës i ekzekutivit, dhe tendenca arriviste e VV-së për të provokuar pushtetin dhe mbajtur gjallë tema me ndjesi specifike për vendin dhe shoqërinë, quan edhe deri të shtrembërimi bizar i deklaratës së Selmanajt dhe ngritjen e pakënaqësisë artificiale në luftën për pushtet”, thekson ai.

Bajraj krejt në fund jep edhe një parashikim, ku thotë se partia e Isa Mustafës, Qeveria Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, nuk do të mbrapsën lehet para diskursit populist të VV-së.

“LDK, Qeveria Hoti dhe Selmanaj, nuk mbrapsën para diskursit atavist dhe populist të VV-së dhe filozofisë politike të turmave që përfaqëson kjo lëvizje në krye me liderin e saj narcisoist dhe voluntarist, z.Kurti, përkundrazi”, tha krejt në fund analisti politik, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat