Kandiq: Të gjitha ish-republikat jugosllave, pos njërës, kanë hequr dorë nga regjistrimi i viktimave të luftës

Politika

Kandiq: Të gjitha ish-republikat jugosllave, pos njërës, kanë hequr dorë nga regjistrimi i viktimave të luftës

Nga: B.S. Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:37
Natasha Kandiq

Nuk e pranojmë praktikën e re që në politikë, bashkëpunimin rajonal, në medie e publi nuk ka vend për çështjet e trashëgimisë së rëndë të së kalurës sonë jo të kahershme, ka deklaruar për agjencinë FoNet themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare dhe korrdinatore e rrjetit REKOM të pajtimit Natasha Kandiq, në prag të forumit të 13-të për të drejtën tranzicionale në vendet postjugosllave.  

Natasha Kandiq ka vlerësuar se është dëshpërus fakti që të gjitha ish-republikat jugosllave, pos Malit të Zi, kanë hequr dorë nga regjistrim regjional i viktimave të luftërave të viteve të nëntëdhjeta.

Disa e kanë bërë këtë për shkak të priroriteteve të reja, disa sepse njohin vetëm verifikimin kombëtar të viktimave, disa nga frika se regjistrimi do të ketë ndikim në "të vërtetat kombëtare mbi të kaluarën", dhe disa sepse nuk pranojnë se vendimet e gjykatës së Hagës pajtimi "përcaktojnë statusin e viktimës dhe bëhen burim i pajtimit", deklaroi Natasha Kandiq, duke theksuar se, përkundër kësaj, shoqëria civile e mbledhur rreth Rekom-it nuk heq dorë nga rrjeti i pajtimit.

Ai vazhdon të monitorojë procesin e drejtësisë tranzicionale dhe dhe me dokumentimin e viktimave individuale, ndalimin e civilëve dhe torturimin e robërve të luftës dhe civilëve, rrethanat e rrëmbimeve, privimin e paligjshëm të lirisë, zhdukjen dhe fshehjen e mbetjeve mortore, në mënyrë të drejtpërdrejtë t'i kontribuojë pajtimit dhe ndërtimit të kulturës së kujtimit, në bazë të fakteve, përvojave personale dhe pluralizimit të mendimit, ka thënë Natasha Kandiq.

Në forumin e ardhshëm dy-ditor në internet për drejtësinë tranzicionale "Çështja e personave të zhdukur - një përparësi e bashkëpunimit rajonal", të hënën dhe të martën, pjesëmarrësit nga rajoni dhe ekspertët ndërkombëtarë do të flasin për ballafaqimin me të kaluarën, faljet publike nga politikanët, politikat zyrtare të përkujtimit, fatin e personave të zhdukur. vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetja ndërkombëtare në kërkimin e mbetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat