Vjen lajmi i keq për PDK-në: Kjo e pret në zgjedhje, koalicioni me Nismën...

Politika

Vjen lajmi i keq për PDK-në: Kjo e pret në zgjedhje, koalicioni me Nismën...

Nga: P.R Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj do të jetë edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet të cilat do të mbahen në fillimvitin e 2021-ës.

Këtë e ka bërë të ditur Uran Ismaili sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

“Nga dy Qeveritë, Hoti dhe Kurti, kemi parë dështime të njëpasnjëshme në relacion me pandeminë, ekonominë, si dhe në përballje me Serbinë, pasojat e të cilave i kemi vuajtur si shoqëri. Viti 2020, pa asnjë dyshim, ishte i rëndë për ekonominë tonë. Mijëra punëtorë mbetën pa punë, e mijëra ndërmarrës pa përkrahje. Ishte vit i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor. Ndonëse në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë, ata nuk patën përkrahje nga asnjëra Qeveri, duke i lënë të vetëm, si personelin shëndetësor, ashtu edhe pacientët, në këtë betejë të vështirë. Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin, të rinjtë, të moshuarit”, ka thënë Ismaili.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti thotë se PDK ka përgjegjësi për shumicën e gjërave të këqija që kanë ndodhur në Kosovë.

Image
Faton Mehmeti

“PDK në këto zgjedhje hyn e sakatosur, ajo nuk e ka liderin e saj historik si dhe kryetarin e saj, shkon me u.d detyre në këto zgjedhje. Jo vetëm kaq, por e kaluara e kësaj partie, dëmet që i ka sjellë vendit, kanë ndikuar që kjo parti të mos mbështetet nga qytetarët të cilët akoma e quajnë si të keqën më të madhe. PDK ka bërë shumë mëkate, dhe akoma nuk është pastruar”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Mehmeti shprehet se nëse ndodhë një koalicion me Nismën Socialdemokrate, do ta dëmtojë edhe më shumë PDK-në.

“Natyrisht s enë këto zgjedhje PDK synim kryesor do të këtë mos rënien e votave të marrë në 6 tetor të vitit të shkuar. Derisa koalicioni me Nismën vetëm mundet me dëmtu edhe më shumë këtë parti, duke ditur se në Nisma është llumi i PDK-së, është komplet partia llumë. Njësoj si AAK që koalicioni me PSD e dëmtoi, njësoj do e dëmtoj PDK-në koalicioni me Nismën, me të cilën PDK jo që nuk rritet por edhe humb vota më shumë. PDK, s’duhet të bëj koalicion me Nismën, së paku mund të ruaj ato numra që i kishte, ndryshe edhe do të bie. PDK, po paguan gabimet e të shkuarës, dhe kjo është diçka pozitive , pasi edhe partitë tjera që dëmtojnë vendin do e shohin se si përfundojnë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat