“Burgosja e Thaçit dhe kthimi i Kosovës në binarë” - profesori tregon rrugëdaljen e Kosovës nga kriza politike

Politika

“Burgosja e Thaçit dhe kthimi i Kosovës në binarë” - profesori tregon rrugëdaljen e Kosovës nga kriza politike

Nga: A.Morina Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Hashim Thaçi

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, ka shkaktuar debate mjaftë të mëdha në vend.

Të gjitha partitë politike u pajtuan me vendimin e Kushtetueses dhe menjëherë ato filluan përgatitjet e para për zgjedhjet, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.

Derisa, gjatë ditës së sotme qarkulluan informacione se tani Vjosa Osmani veçse ka arritur marrëveshje koalicioni me Albin Kurtin (Vetëvendosje).

Profesori, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli për situatën aktuale në vend, zgjedhjet dhe koalicionet e mundshme. Mehazi u shpreh se gjëja më e mirë që i ma ndodhur Kosovës kohëve të fundit është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Gjëja më e mirë që është bërë ditët e fundit në Kosovë  janë zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahen brenda dyzet ditëve. Shpallja e zgjedhjeve të reja ka gëzuar popullatën e Kosovës, po edhe shqiptarët anembanë botës”, deklaroi Mehazi.

Profesori tha se atë që nuk arriti ta bënte Kurti, e bëri Gjykata Kushtetuese. Ai u shpreh se me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve do të zgjidhen shumë dilema dhe paqartësi politike në vend.

“Atë që  s'mundi ta bënte Albin Kurti për të mbledhur 61 votat e deputetëve për të eliminuar e rrëzuar qeverinë e Hotit e bëri Gjykata Speciale  me mos legjimititetin e kësaj qeveria vetëm për shkak të një deputeti. Veprimet e drejta të Gjykatës Kushtetuese besojmë se kanë qetësuar e gëzuar pamasë qytetetarët e Kosovës për një të ardhme më të mirë. Këto zgjedhje të reja parlamentare  sikur japin shpresë e shumë dilema e paqartësi politike do zgjidhen në të mirë të Kosovës”, theksoi Mehazi.

Sipas, Mehazit kulmi i krizës politike filloj të shthuret me burgosjen e Thaçit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, ku këto dy elemente pritet të qartësojnë shumë probleme politike.

“Edhe pse duket se Kosova është në krizë të thellë politike, po s'është ashtu, pas aktakuzës së ish-presidentit  Hashim Thaçit e shkuarjes së tij në Hagë kulmi krizës politike nisi të shthuret dal nga dalë, burgosja e Thaçit, shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare do eliminojë e qartësojë shumë probleme politike”, nënvizoi profesori.

Ai tha se me Thaçin në Hagë dhe me zgjedhjen e Kurtit dhe Osmanit në krye të shtetit, Kosova shumë shpejt pritet të kthehet në binarët politike.

“Pra, Gjykata Speciale e Hagës, aktakuzat e Thaçit, dhe së dyti, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka kthyer Kosovën në binar të duhura politike. Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do jenë në krye të politikës së ardhme shpresëdhënëse për Kosovën. Me këto zgjedhje të reja edhe kandidati për president do jetë më i favorshem në anën e LVV-së”, deklaroi Mehazi, përcjell "Bota sot".

Në fund, profesori tha se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të varet nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, ku beson shumë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ta kenë fjalën kryesore.

“Nuk besojmë se presidenti i Kosovës do zgjidhet para zgjedhjeve parlamentare të janarit, po me siguri mbas zgjedhjeve, fitorja e Albin Kurtit do jetë faktori kryesor për presidentin e ri të Kosovës. Pas zgjedhjeve të reja parlamentare promotor  të politikës qeveritare e presidenciale do jetë Albin Kurti, pse jo me Vjosa Osmanin”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat