“Sukseset e Vjosa Osmanit varen nga LDK-ja” - analisti nuk i vlerëson shumë të rëndësishme aderimet e reja

Politika

“Sukseset e Vjosa Osmanit varen nga LDK-ja” - analisti nuk i vlerëson shumë të rëndësishme aderimet e reja

Nga: A.Morina Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Vjosa Osmani

Largimi i Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkaktoi shumë debate dhe reagime të mëdha në vend.

Menjëherë pas vendimit të Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, filluan aderimet në iniciativën e Vjosa Osmanit. Para disa ditëve, vetëm nga dega e Mitrovicës, Osmanit iu bashkuan 33 anëtarë të LDK-së.

Këto aderime tek Osmani u komentuan mjaftë shumë, madje u paralajmëruan edhe aderime të reja.

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcimi për gazetë “Bota sot” ka komentuar këto aderime të aktivistëve dhe anëtarëve të Lidhjes Demokratike tek iniciativa e Vjosa Osmanit. 

Duhanaj tha se Osmani nuk ka arritur të marrë shumë anëtarë nga strukturat qendrore.

“Në çdo përçarje, pa marrë parasysh peshën e ndikimit publik, ndodhin edhe thyerje, përkatësisht ndarje në vijën e dytë, përkatësisht lokale të frontit. Në rastin konkret, znj. Osmani, nuk është që ka arritur të marrë shumë nga strukturat qendrore”, deklaroi Duhanaj.

Tutje, analisti tha se Osmani me aderimet e këtyre personave nga niveli lokal, po e sheh më të lehtë rrugën drejt suksesit.

“Atë çfarë ajo mund të bëj, është të marrë njerëz nga niveli lokal, duke i shfrytëzuar ambicient e tyre për karrierë, pasi që po i duket si rrugë më e lehtë drejtë suksesit”, theksoi Duhanaj.

Në fund, ai tha se Osmani po mundohet të përfitoj nga momenti, por ndikimi i këtyre aderimeve nuk do të jetë i madh, nëse LDK arrin ta menaxhoj situatën

“Natyrisht që të tillët mund të përfitojnë nga momenti, nëse znj. Osmani i bashkohet listës së VV-së dhe, nëse VV fiton apo bëhet pjesë e Qeverisë së ardhshme. Megjithatë nuk mendoj që ndikimi i tyre do të jetë i madh, nëse LDK, di ta menaxhoj mirë ketë situatë”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat