“Gent Cakaj ‘peng’ i Edi Ramës” – Analisti shpërthen me akuza të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë

Politika

Nga: A.Morina Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Edi Rama dhe Gent Cakaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita.

“Duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, ka thënë Cakaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Dorëheqja e tij shkaktoi reagime të mëdha edhe në Kosovë, madje u aludua se Cakaj edhe mund të aderoi në ndonjë parti politike të Kosovës, më saktësisht në PDK.

Analisti politik, Skender Zogaj, gjatë një pronocimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar dorëheqjen e Gent Cakaj nga pozita e shefit të diplomacisë së Shqipërisë.

Zogaj e nënvizoi këtë dorëheqje të Cakajt me një fjalë popullore "Qysh e fiton, edhe e harxhon!".

“Është një fjalë e artë popullore e cila thotë: "Qysh e fiton, edhe e harxhon!" dhe kështu ka ndodhur edhe me dy kosovarët që papandehur fituan  dy nga postet më të rëndësishme të Qeverisë Rama - që ministreshë të Arsimit, Besa Shahini e bëri ndërsa Gent Cakajt ia besoi postin e kryediplomatit të Republikës së Shqipërisë”, tha Zogaj.

Ai u shpreh se ishte i habitur që nga emërimi i dy shqiptarëve nga Kosova, Gent Cakaj dhe Besa Shahinit në pozita të larta udhëheqëse në Qeverinë Rama. Këtë verpim të Ramës e cilësoi si marrje në peng të dy të rinjëve të Kosovës, si në kohën e Osmanëve, kur i kishin marrë Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin, etj.

“Gjest  i bukur në dukje, por i habitshëm në përmbajtje, sepse, Shqipëria për këto dy sektore ka pasur kuadro vendore me shumicë dhe pakrahasueshëm mē cilësore e më të dobishme për gjendjen e krizës së madhe në të cilën ndodhet aktualisht shteti shqiptar! Pse pra do të ketë vepruar kështu Edi Rama? Nuk kërkohet ndonjë mençuri që të kuptohet loja përçmuese e Kryeministrit Rama, që me ruletin e kinse "respektit" ndaj  Kosovës, e në fakt i ka marr peng dy të rinj, si dikur Osmanët që kishin marr Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin etj, për qëllime turkoshake!”, theksoi Zogaj.

Analisti tha se dorëheqja e Gent Cakaj ishte e pritshme, pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

“Kjo u vërtetua përvajshëm me ministreshën e arsimit, e cila u detyrua të tërhiqet, ndërkohë, ka qenë e qartë se, të parakohshëm do ta kishte fundin edhe më ministri i jashtëm Gent Cakaj. Pra, kjo dorëheqje ka qenë e pritshme, sepse Rama pasi të kaloj lumin, të gjithve ua shanë kalin!” nënvizoi ai.

Zogaj e vlerësoi shumë Gent Cakajn si person dhe ai mirëpriti kthimin e tij në Kosovë. Por, sipas analistit nuk do ta ketë të lehtë të  pastrohet nga virusët e Edi Ramës.

“Genti, që është një djalë i zgjuar, tash domosdo që duhet të kërkojë të akomodohet diku! Por, nuk do ta ketë lehtë sepse, nuk do ta ketë lehtë  që të pastrohet nga virusët e kazanëve të Edi Ramës. Sido qoftë, besoj se kthimi i tij do të jetë i mirëpritur në Kosovë dhe, i mirëseardhur për të gjitha partitë politike”, tha Zogaj.

Në fund, ai shprehi dyshime në aderimin e Cakajt në ndonjë parti aktuale në Kosovë, pasi ka filluar sezoni kur argatët politikë duhet të përmbushin zotimet që i kanë ndaj bosëve të tyre!

“Sa i përket ku do të aderoj, i ka dy mundësi: njëra të aderoj aty ku e ndien veten mirë dhe të dobishëm, ose, aty ku është i porositur të shkojë, sepse, në Kosovë është sezoni kur argatët politikë duhet të përmbushin zotimet që i kanë ndaj bosëve të tyre! Urojmë që Gent Cakaj të ketë dhënë dorëheqje nga posti i kryediplomatit për shkak të tensionimit të marrëdhënieve dhe mospajtimeve të vërteta me Edi Ramën”, përfundoi Zogaj.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita.

“Duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, ka thënë Cakaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Dorëheqja e tij shkaktoi reagime të mëdha edhe në Kosovë, madje u aludua se Cakaj edhe mund të aderoi në ndonjë parti politike të Kosovës, më saktësisht në PDK.

Analisti politik, Skender Zogaj, gjatë një pronocimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar dorëheqjen e Gent Cakaj nga pozita e shefit të diplomacisë së Shqipërisë.

Zogaj e nënvizoi këtë dorëheqje të Cakajt me një fjalë popullore "Qysh e fiton, edhe e harxhon!".

“Është një fjalë e artë popullore e cila thotë: "Qysh e fiton, edhe e harxhon!" dhe kështu ka ndodhur edhe me dy kosovarët që papandehur fituan  dy nga postet më të rëndësishme të Qeverisë Rama - që ministreshë të Arsimit, Besa Shahini e bëri ndërsa Gent Cakajt ia besoi postin e kryediplomatit të Republikës së Shqipërisë”, tha Zogaj.

Ai u shpreh se ishte i habitur që nga emërimi i dy shqiptarëve nga Kosova, Gent Cakaj dhe Besa Shahinit në pozita të larta udhëheqëse në Qeverinë Rama. Këtë verpim të Ramës e cilësoi si marrje në peng të dy të rinjëve të Kosovës, si në kohën e Osmanëve, kur i kishin marrë Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin, etj.

“Gjest  i bukur në dukje, por i habitshëm në përmbajtje, sepse, Shqipëria për këto dy sektore ka pasur kuadro vendore me shumicë dhe pakrahasueshëm mē cilësore e më të dobishme për gjendjen e krizës së madhe në të cilën ndodhet aktualisht shteti shqiptar! Pse pra do të ketë vepruar kështu Edi Rama? Nuk kërkohet ndonjë mençuri që të kuptohet loja përçmuese e Kryeministrit Rama, që me ruletin e kinse "respektit" ndaj  Kosovës, e në fakt i ka marr peng dy të rinj, si dikur Osmanët që kishin marr Hasan Prishtinën, Ismajl Qemalin etj, për qëllime turkoshake!”, theksoi Zogaj.

Analisti tha se dorëheqja e Gent Cakaj ishte e pritshme, pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

“Kjo u vërtetua përvajshëm me ministreshën e arsimit, e cila u detyrua të tërhiqet, ndërkohë, ka qenë e qartë se, të parakohshëm do ta kishte fundin edhe më ministri i jashtëm Gent Cakaj. Pra, kjo dorëheqje ka qenë e pritshme, sepse Rama pasi të kaloj lumin, të gjithve ua shanë kalin!” nënvizoi ai.

Zogaj e vlerësoi shumë Gent Cakajn si person dhe ai mirëpriti kthimin e tij në Kosovë. Por, sipas analistit nuk do ta ketë të lehtë të  pastrohet nga virusët e Edi Ramës.

“Genti, që është një djalë i zgjuar, tash domosdo që duhet të kërkojë të akomodohet diku! Por, nuk do ta ketë lehtë sepse, nuk do ta ketë lehtë  që të pastrohet nga virusët e kazanëve të Edi Ramës. Sido qoftë, besoj se kthimi i tij do të jetë i mirëpritur në Kosovë dhe, i mirëseardhur për të gjitha partitë politike”, tha Zogaj, përcjell "Bota sot".

Në fund, ai shprehi dyshime në aderimin e Cakajt në ndonjë parti aktuale në Kosovë, pasi ka filluar sezoni kur argatët politikë duhet të përmbushin zotimet që i kanë ndaj bosëve të tyre!

“Sa i përket ku do të aderoj, i ka dy mundësi: njëra të aderoj aty ku e ndien veten mirë dhe të dobishëm, ose, aty ku është i porositur të shkojë, sepse, në Kosovë është sezoni kur argatët politikë duhet të përmbushin zotimet që i kanë ndaj bosëve të tyre! Urojmë që Gent Cakaj të ketë dhënë dorëheqje nga posti i kryediplomatit për shkak të tensionimit të marrëdhënieve dhe mospajtimeve të vërteta me Edi Ramën”, përfundoi Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat