“Sondazhet tregojnë që...”, mësohen arsyet pse PDK dëshiron koalicion me Nismën

Politika

“Sondazhet tregojnë që...”, mësohen arsyet pse PDK dëshiron koalicion me Nismën

Nga: P.R Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:26
Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku i ka bërë thirrje Fatmir Limajt që ta shkrijë Nismën Socialdemokrate në PDK, ose të garojnë në koalicion në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë jam një i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam pasur kontakte dhe do kem përsëri me Limajn për këtë temë”, ka thënë Lushtaku.

E Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate i është përgjigjur menjëherë Sami Lushtakut, duke thënë se Nisma Socialdemokrate nuk do të shuhet kurrë.

“Nisma është parti politike dhe si e tillë nuk ka gjasa të shuhet. Si parti nuk kemi marrë asnjë vendim. Nëse ka ofertë për koalicion nga PDK-ja, jemi të gatshëm ta shqyrtojmë dhe mbase ka edhe vullnet për ta përkrahur”, deklaroi gjatë ditë së sotme, Endrit Shala.

E lidhur me një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet këtyre dy partive, për “Bota sot” flet analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Faktikisht Nisma e ka velëm hijen, ajo si formacion politikë ka vdekur, tani në zgjedhje edhe hija do i zhduket. Duke parë këtë gjë, Sami Lushtaku e fton Nismën, të cilën para pak ditësh nuk e donte në koalicion. Por duket se sondazhet e fundit të marrura nga PDK tregojnë mjerimin ku ndodhet kjo parti politike, në dëshpërim e sipër kërkon të mbledh pak vota në Malishevë, aty ku edhe e ka bazën Nisma”, deklaron Mehmeti.

Sipas tij, hajnia dhe krimi i organizuar kanë goditur këto dy parti, e jo Gjykata Speciale ashtu siç po pretendojnë ato.

“Po të kishte PDK sondazhe në favorin e saj nuk do e luste Nismën, një parti që ka vota sa një autobus, në gjendjen që ndodhet PDK e kërkon edhe ato pak vota. PDK dhe Nismën nuk i ka tronditur Gjykata speciale por hajnia, nëse nuk do të vidhnin, do të punonin për popull, marrja nga Gjykata Speciale siç po thonë për luftë më Serbinë vetëm sa do i forconte”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Por hajnia në njërën anë, dhe ën anën tjetër akuzat nga Gjykata për vrasje të shqiptarëve, janë kombinim shkatërruar për PDK, Nismën dhe partitë e dalura nga lufta, e të cilat kanë manipuluar në emër të luftës duke vjedhur në paqe”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat