Bajraj: LDK-ja nuk duhet të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike

Politika

Bajraj: LDK-ja nuk duhet të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike

Nga: A.Z Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:02
LDK

Ish-ministri i FSK-së nga radhët e LDK-së, Haki Demollit, ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë e vetme në zgjedhje, pa bërë koalicione me parti të tjera sepse sipas tij, koalicionet parazgjedhore janë të dëmshme për këtë subjekt.

Lidhur me këtë analisti Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se asnjë koalicion parazgjedhor i LDK-së me asnjë nga partnerët nuk ka qenë i frytshëm dhe as i dobishëm për LDK-në madje as për vendin.

Ai thotë se LDK-së i ofrohen njerëz të vegjël për faktin se për qëllim kanë që të përdorin dhe shfrytëzojnë infrastrukturën solide të LDK-së, dhe pastaj edhe të përfitojnë nga kalkulimet politike siç janë kushtëzimet për të mbetë ose jo pjesë e koalicionit.

“LDK të gjykoj me mend dhe jo me zemër! Asnjë koalicion parazgjedhor i LDK-së me akëcilin nga partnerët, nuk ka qenë i frytshëm dhe as i dobishëm për LDK-në, dhe përtej saj, as për vendin, përjashto këtu kohën e presidentit historik Rugova dhe koalicionin e LDK-së me PSHDK-në, e akademik Mark Krasniqi. Fakti se, LDK-së i ofrohen partner të vegjël dhe me infrastrukturë të brishtë dhe jo të sofistikuar, qëllimi i tyre është që të përdorët dhe shfrytëzohet infrastruktura solide e LDK-së dhe pse jo edhe kultura politike e saj si shtrat, për të përvijuar kandidatet e vetë , dhe më pastaj të përfitohet nga kalkulimet, siç janë shantazhi dhe kushtëzimet për të mbetë ose jo pjesë e koalicionit, apo për të shkuar te partnerë tjerë, ku përftimi është më i madh dhe kushtëzimi pinë ujë”, tha ai.

Ai politikën e quan si një peshore interesash mbi të cilat ndërtohet dhe pushon partneriteti, sipas tij, kështu ka pësuar edhe LDK-ja por fatkeqësisht nuk ka mësuar sa duhet edhe atë që duhej.

Bajraj thotë se nga zgjedhjet e kaluara, LDK-ja nuk ka kapitalizuar as votën elektorale dhe kontributin meritor të strukturës organizative, dhe kur kësaj i shton edhe presionin e opinionit që bëhet mbi organet e saj, rezulton se lihen anash emra meritor e në vend të tyre “penetrojnë” ata që abuzojnë me votën e deputetit.

“Politika është art i së mundshmes, është edhe procedurë dhe emocion por mbi të gjitha ; është peshore interesash mbi të cilat ndërtohet dhe pushon partneriteti, bile kur pushojnë këto interesa, bin edhe urat që lidhin dhe mbajnë relacionet n'mes partnerëve. Më se paku ka moral në këto relacione, dhe LDK-ja, ka paguar shumë shtrenjtë këtë përvojë, pra ka pësuar, por fatkeqësisht s'ka mësuar sa duhet dhe atë që duhej. LDK-ja, nga zgjedhjet e kaluara, nuk ka kapitalizuar as votën elektorale për deputetet brenda llojit, duke futur n'listë zgjedhore kandidat të cilët nuk kanë pas vetës angazhim dhe kontribut meritor në shtrirjën vertikale të struktures organizative, por të cilët në forma dhe metoda tjera janë ngjitë në shkallet horizontale, dhe kur kësaj i shton presionin e opinionit i cili bëhet vazhdimisht mbi organet e saj, atëherë rezulton se lihen anash emra të përveçëm dhe meritor dhe në vend të tyre "penetrojnë" jo meritoret, ata të cilet abuzojnë me besimin dhe votën e deputetit, siq kishim rastin e freskët, fakt ky që rrëzoj Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja, për të cilën nuk votuan 3 deputet të LDK-së dhe paguam një çmim enorm”, tha ai.

Më tej ka shtuar se AKR-ja nuk e ka komoditetin e kushtëzimit të LDK-së, me hyrjen e emrave të saj në LDK, por në vend që të kërkoj futjen në Listën e LDK-së, ta ndihmoj LDK-në pa kushte me që rast të kërkoj nga mbështetësit e vetë që të votojnë LDK-në.

“AKR, nuk ka komoditetin e kushtëzimit të LDK-së me hyrjën dhe inkorporimin e emrave t'saj në trupin e LDK-së, përkatsiht në Listen Zgjedhore të LDK-së, kur dihet fuqia e saj politike, përkatsisht mbështetja e saj n'elektorat pas historikut të saj n'skenën politike të vendit, andaj në vend që të kerkoj futjen në Listë të LDK-së të emrave të AKR-së, do të ishte serioze dhe e sinqert, ta ndihmoj LDK-në pa kushte, duke kërkuar nga mbështetësit e vetë të pakët, që të votojnë LDK-në, interes ky i drejtperdrejt për vendin, dhe për vetë AKR-në, kur dihet se kjo e fundit nuk kalon pragun”, tha ai.

Bajraj nuk e sheh të arsyeshme që LDK të shkoj me Listë të pastër zgjedhore, puro-LDK, përderisa LDK-ja dhe Qeveria Hoti, kanë marrë mbi shptatulla qeverisjen e vendit në një kohë sfiduese pas dorëzimit dhe dezertimit nga përgjegjësitë shtetërore e ish partnerit n'koalicion, LVV-së dhe z.Kurti.

Tutje ka theksuar se Qeveria Hoti, arriti suksese në përballje me Covid-19, kthimin e partneritetit dhe ri-kthimmin e besimit me SHBA-të, madje edhe suksese në menagjimin e ekonomisë.

“Pse LDK, duhet të shkoj me Listë të pastër zgjedhore, puro-LDK ? Përkunder faktit se LDK dhe Qeveria Hoti, kishte marrë mbi shpatulla qeverisjën e vendit në një kohë sfiduese pas dorëzimit dhe dezertimit nga përgjegjësitë shtetërore e ish partnerit n'koalicion, LVV-së dhe z.Kurti. Qeveria e drejtuar nga Kryemnistri Hoti, edhe pse me një mazhorancë të brisht në numra dhe e shantazhuar edhe nga partneret e koalicionit, arriti suksese brilante n'përballje me Pandeminë me Covid-19, hapjen e vendit, kthimin e partneritetit dhe ri-kthimmin e besimit me SHBA-të, raporte këto të cilat kishin rënë në pikën zero nga Kryemnistrat pararëndës, Haradinaj & Kurti, dhe sukseseve në menagjimin e ekonomisë, megjithatë, politika populiste e opozites agresive dhe e ndihmuar nga kazani mediatik, ka dëmtuar në masë të madhe imazhin e LDK-së dhe rejtingun publik, sikurse këtij fakti i ka sherbye edhe Kolona e Pestë n'LDK në krye me mercenaren Vjosa Osmani, e cila jo vetëm se nuk ka ndihmuar LDK-në, por ka dëmtuar atë duke punuar për opoziten”, tha ai.

Më tej ka shtuar se përkundër faktit se LDK-ja ka pastruar radhët nga argatë të huaj, megjithatë diskursi publikt dhe mediatik e ka përdorur këtë fakt për ta dëmtuar LDK-në, duke i’a hedh fajin për të gjitha sfidat e vendit LDK-së.

Ai thotë se futja në listen zgjedhore të kandidatëve të huaj, rritë paknaqësitë njëkohësisht shton gjasat e domitivimit, që sipas të gjitha gjasave është më i miri dhe më seriozi karshi oponentëve politik.

“Ikja e Kolones së Pestë, përkundër faktit se LDK-ja, ka pastruar radhët nga argatë të huaj, megjithatë diskursi publik dhe mediatik, ka përdorur këtë fakt për ta dëmtuar dhe dobësuar LDK-në, duke mbjellë pakënaqësi tek qytetarët dhe duke i'a hedh fajin për të gjitha sfidat e vendit, LDK-së, Lidershipit të saj, dhe Kryeministrit Hoti. Zatën, futja në listën zgjedhore të kandidatëve të huaj, jo vetëm që nuk shton gjasat për këndellje dhe kthim të besimit të rrënuar, pa fajin tonë, por bënë pikërisht të kundërtën; rritë pakënaqësitë dhe shton gjasat e demobilizimit dhe demotivimit i cili përkthehet në mos mbështetje me votë LDK-në dhe programin e saj qeverisës, i cili sipas të gjitha gjasave është më i miri dhe më seriozi karshi oponentëve tanë politik. Kush do që ka frikë pragun, në këtë rast, AKR, e z. Pacolli, e cila votues dhe elektorat, ka pasur atë të LDK-së, tani është koha që t'mos përsërisin gabimet e Dacit, Bukoshit e Sejdiut, të cilët orientonin votën tek oponentët dhe jo te LDK-ja e Rugovës, t'i thërrasin ndërgjegjes dhe pa kushte t'i bëjnë thirrje votuesit që të votojnë LDK-në dhe kandidatet e saj, e mirë kjo për LDK-në , por mbi të gjitha në interes të vendit. Asnjë solucion tjetër, nuk është i dobishëm për LDK-në dhe as për vendin, përkundrazi”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat