Vendimi i fundit i KQZ-së për diasporën, analisti jep paralajmërimin: Mërgata do të jetë edhe më e zhgënjyer se aktualisht

Politika

Vendimi i fundit i KQZ-së për diasporën, analisti jep paralajmërimin: Mërgata do të jetë edhe më e zhgënjyer se aktualisht

Nga: G.B Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:01
Ilustrim

Reagime të shumta ka pasur pas vendimit të KQZ-së, për mënyrën e votimit nga diaspora.

Ai vendim u konsiderua jolegjitim dhe i padrejtë ndaj votuesve që jetojnë jashtë Kosovës.

E për këtë edhe u.d e presidentit i shkroi letër kryetares së KQZ-së Valdete Daka.

Kjo e fundit tha se nuk ka asgjë joligjore që të verifikohen votat e diasporës.

Lidhur me këtë, analisti politik, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se KQZ-në dhe Gjykatën Kushtetuese vazhdimisht i ka ndjekur hija e krizës politike.

Image
Skënder Zogaj

"KQZ-në dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në vazhdim i ka ndjekur hija e krizës politike, nga e cila nuk lanë arritur të shkëputen dhe të veprojnë plotësisht të pavarura! Vet fakti se brena KQZ-s anëtarët bëjnë luftë për të aplikuar pikëpamjet e pari prej nga vijnë, është dëshmi e pengut të këtij institucioni, që do të duhej, (e nuk është)sa duhet autonom dhe kreativ në realizimin e standardeve më të avancuara demokratike në realizimin e funksionit të vet! Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të mund të ndodhë derisa të fillojnë të funksionojnë institucionet e mirëfillta ligjore kundrejt partive politike, të cilat duhet të mos guxojnë të ndikojnë në KQZ që duhet të jetë instrument i pacenueshëm i realizimit të vullnetit të shtetasve", është shprehur ai.

Sipas tij, vendimi për diasporën i nxjerr probleme aty dhe e komplikon procesin e votimit.

"Në këtë kontekst them se, vendimi për votimin e mërgatës në kushtet e pandemisë dhe pengesave komplekse që e karakterizojnë aktualisht botën, them se i nxjerr telashe mërgatës sonë dhe e komplikon procesin votues, sepse verifikimi i votuesve do të jetë i pamundur dhe kështu edhe saktësia e rezultatit do të jetë më pak i besueshëm", ka vlerësuar Zogaj.

Ai shton se legjitimiteti i këtij vendimi nuk mund të kontestohet por që mund të krijohen situata të padëshiruara për shkak të rrethanave dhe se diaspora nuk mund ta dijë qëllimin e vendimit dhe do të zhgënjehet edhe më shumë pas zgjedhjeve.

"Legjitimiteti i vendimit nuk mund të kontestohet por vendimi kohë dhe rrethanat janë shumë të vështira që mund të krijojnë situata të padëshiruara! E them këtë sepse, kohëve të fundit mërgata kosovare ka qenë nën presionin e fuqishëm propagandistik dhe, dyshoj se mërgata e di se qëllimi i kësaj propagande nuk është respekti ndaj mërgimtarëve, por janë përfitimet partiake! Kam dronë se pas zgjedhjeve të reja, mërgata kosovare ka me qenë edhe më e zhgënjyer se aktualisht", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat