Ekskluzive, zbulohen detaje të reja nga marrëveshja LDK-AKR

Politika

Ekskluzive, zbulohen detaje të reja nga marrëveshja LDK-AKR

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 12 janar 2021 Në ora: 21:51
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Edhe pse u paralajmërua se do të nënshkruhet koalicion parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, një gjë e tillë nuk u realizua.

Mirëpo, këto dy subjekte politike arritën të bëjnë një marrëveshje.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, Naim Murseli, këshilltar i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Image
Naim Murseli

Ai ka thënë se LDK dhe AKR do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në një listë të përbashkët.

“Po kjo është një marrëveshje mes dy partive politike, LDK dhe AKR të cilët do të garojnë së bashku në një listë të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, i pyetur nga “Bota sot” se a do t`i ketë dhjetë kandidatë AKR-ja për deputetë, Murseli e ka pohuar një gjë të tillë.

“Po në listë do të jenë 10 emra nga subjekti ynë”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Sipas tij, është ende herët të flitet për postet politike të cilat mund t`i ketë AKR-ja nëse arrihet fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është ende herët të flitet për poste. Për ne ka rendësi harmonizimi i programit dhe zbatimi i saj në qeverisje. Ne synojmë fitore”, ka potencuar Murseli.

Në fund, ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet AKR-së dhe LDK-së është konstruktiv.

“Për ne është një bashkëpunim i natyrshëm dhe konstruktiv”, ka përfunduar Murseli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat