Publicisti ‘gozhdon’ me akuza Vjosa Osmanin, ja çka thotë për Kurtin: Ky është fundi i saj...

Politika

Publicisti ‘gozhdon’ me akuza Vjosa Osmanin, ja çka thotë për Kurtin: Ky është fundi i saj...

Nga: P.R Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:15
Vjosa Osmani

Marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ka nxitur shumë reagime në opinionin publik në Kosovë.

Edhe pse Vetëvendosje e kishte përmendur shumë herë Murat Jasharin për president të Kosovës, sot Kurti e zbuloi se këtë post e kanë rezervuar për Vjosa Osmanin, me të cilën do të garojnë se bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por sipas analistit dhe publicistit Rexhep Shahu, kjo marrëveshje e nxori humbëse Vjosa Osmanin.

Image
Rexhep Shahu

“Marrëveshja e Kurtit me Vjollca Osmanin e nxori edhe njëherë Vjosen si përrua e jo si lum. Kjo marrëveshje ua qartësoi njerëzve gjithë perfoljet se Vjosa për karrierë më të lartë e braktisi LDK-në për Albinin e VV-në, ndërkohë që në karrigen më të lartë të shtetit edhe si kryetare kuvendi edhe si presidente dezhurn e caktoi dhe e bëri LDK”, shprehet Shahu për “Bota sot”.

Më tej, Shahu ka hedhur akuza të rënda ndaj Vjosa Osmanit, duke paralajmëruar edhe rënien e saj.

“Albini don t’i fusë nën sqetull të gjithë dhe është në të drejtën e tij. Vjosa që është betuar për pavarësi për drejtësi e për dinjitet, shfaqet si karrieriste që për karrierën është gati të bëjë çdo marrëveshje. Nuk është asgjë në interesat e saj veç karrierës. Vjosa i ka konsumuar të gjitha pushtetet, përveç se donte të ishte shefe e LDK-së që nuk ia doli. Ajo mbërriti në maje dhe tani nuk ka ngjitje në mbi maje por ka vetëm rënie. Unë shpresoj dhe besoj se nuk do të fitojë e vetme pushtetin asnjë parti politike dhe nuk besoj se ndonjë parti politike do të hyjë të bëjë marrëveshje për Vjosa Osmanin”, thekson Shahu.

Madje Shahu e ka krahasuar Vjosa Osmanin me Rexhep Qosjen.

“Ajo vet nuk ka parti, ajo është tashmë një individ që edhe po të hyjë në zgjedhje do të marr aq vota sa pati marr dikur Rexhep Qosja me partinë e vet. Vjosa nuk ka patur as ka asnjëherë hallin e votuesve apo mbështetësve të saj, por ka patur, ka e do te ketë hallin e vet dhe nuk bëhet fjalë për tradhti të votuesve të saj, ajo nuk shqetësohet për këtë, ajo kërkon që votuesit të bëjnë çfarë don ajo e jo ajo të bëjë çfarë duan votuesit. Vjosa është në fund të karrierës së saj politike, derisa të bëhen zgjedhjet e të dalë presidenti i ri nga kuvendi i ri”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat