Posti i presidentit, paralajmërohet bllokadë politike

Politika

Posti i presidentit, paralajmërohet bllokadë politike

Nga: A.M. Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:55
Presidenca

Islam Krasniqi, njohësi i çështjeve politike në vend, është shprehur se marrëveshja e nënshkruar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani është parealizueshme, pas nuk mund të arrihet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit.

“Marrëveshja  e nënshkruar në mes të liderit  të VV-së  Kurti dhe Osmani është e parealizueshme, pasi që nuk mund të arrihet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit kur i dimë matematikat së si funksionojnë në kuvend. Për të qenë e realizueshme kjo matematik duhet VV-ja t'i fitojë mbi 60% të votave, e që s'do të ketë nevojë për lirimin e opozitës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka paralajmëruar se mund të ketë sërish bllokadë politike për postin e presidentit.

“Pas zgjedhjeve do të ketë një bllokadë lidhur me postin e Presidentit dhe për t'i pajtuar të tjerët VV-a do t'a propozoj Murat Jasharin si kandidat potencial për president i cili pa dyshim është apo mund të jetë  unifikues i popullit, gjersa për të pajtuar Osmani mund t'i ofroj ndonjë post Ministror në të kundërtën vendi përsëri mund të shkojë në zgjedhje, për t'i ndryshuar matematikat brenda politikës duke e shkatërruar  edhe opozitën!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat