Analisti zbulon planin ‘djallëzor’ të Vjosa Osmanit, tregon se si tentoi ta përçajë LDK-në

Politika

Analisti zbulon planin ‘djallëzor’ të Vjosa Osmanit, tregon se si tentoi ta përçajë LDK-në

Nga: A.Morina Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:41
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani zyrtarisht i është bashkuar listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo gjatë ditës së djeshme, pas aderimit në LVV iu ka kërkuar mbështetësve të LDK-së ta votojnë Vetëvendosjen, shkruan "Bota sot".

Pas kësaj deklarate, ka reaguar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës  (LDK),  Avdullah Hoti, i cili është shprehur se përpjekja e Vjosa e Osmanit për ta orientuar votën e elektoratit të LDK-së diku tjetër , do të dështoj më 14 shkurt, pasi dihet fati i atyre që mundohen të dëmtojnë shtëpinë e vet.  

“Të ftosh votuesit e LDK-së që të votojnë për Vetëvendosjen është tradhti e madhe. Ajo dje e përmbylli të ardhmen e saj politike dhe LDK do të ec përpara”, tha Hoti

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj, në një një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit ndaj U.d. të Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Fillimisht Duhana sjelljet politike të Vjosa Osmanit në vitin e fundit nuk i ka parë brenda kornizave normale, duke filluar me qasjen inerte në zgjedhjet e tetorit.

“Sjellja politike e znj. Osmani sidomos në vitin e fundit, nuk mund të themi që ishte në suaza të kornizave normale. Së pari, me qasjen inerte dhe koketimi në VV-në e humbi fitoren e sigurtë  në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Me pastaj, vazhdoj duke u larguar nga subjekti i vetë, për t'u ofruar me VV-në”, deklaroi Duhanaj.

Njohësi i çështjeve politike tha se Osmani me qëllim vazhdoi të qëndroj në LDK vetëm për ta përçarë LDK-në dhe për të rritur ndikimin e saj brenda strukturave të partisë.

“Edhe pas ndarjes, së bashkëpunimit në qeveri, znj. Osmani ra në kundërshtim të plotë me vendimet e organeve të partisë duke marrë vendime diametralisht të kundërta me partinë, që është shkelje e rëndë e rregullave dhe statutit partiak.

Ajo, nuk u bë fer me e ndjek rrugën që tashmë e kishte nisur, por qëndroj në LDK deri në fund, duke u munduar që ta rrisë ndikimin dhe përçarjen në strukturat e LDK-së”, theksoi Duhanaj.

Ai tha se Osmani vazhdimisht akuzonte kryesinë e Lidhjes Demokratike kinse për përjashtim nga partia, gjë që ishte e pavërtetë sepse ajo vetëm isht shkarkuar nga kryesia.

“Edhe kur kishte vendosur tashme ndarjen e rrugës me LDK-në, znj. Osmani vazhdoj ta akuzoj parinë kinse për përjashtim nga partia gjë që është e pavërtetë, sepse shkarkimi nga kryesia nuk është përjashtim nga partia, aq më pak kur znj. Osmani, vazhdon akoma zyrtarisht me qenë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Pas gjithë kësaj sage, luftë kundër shtëpisë se vetë politike, dje i vendosi kulmin, duke u futur në VV”, potencoi ai.

Në fund, analisti tha se me përfshirjen e saj në listën e Vetëvendosjes, Osmani ka gabuar shumë, për shkak se ky vendim do të i kushtojë shumë në karrierën e saj politike.

“Jo vetëm që  pranoj të inkorporohet në listën e VV-së, por edhe në deklaratën e përbashkët se do të synoj postin e Presidentit/es së vendit gjë që bie në kundërshtim të plotë me tregimin për një subjekt të ri.

Nuk preferoj të merrem me cilësimet tradhti, apo jo. Ajo çfarë mendoj dhe besoj, është që znj. Osmani përpos që ka gabuar goxha shumë që një vit, dita e djeshme ishte  goxha sfiduese për të, sepse mendoj që ka qenë vendim i cili do t'i kushtojë shumë, nëse jo me karrierën politike”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat