Ekskluzive: LDK përforcon listën e kandidatëve, Alma Lama do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Politika

Ekskluzive: LDK përforcon listën e kandidatëve, Alma Lama do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: N. H Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:43
Alma Lama

Një nga politikanet më aktive në skenën tonë, e ambasadoret më të suksesshme të Kosovës, do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Bëhet fjalë për ish-ambasadoren e Kosovës në Itali, gazetaren dhe ish-deputeten, Alma Lama.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot”, të afërta me ish-ambasadoren Lama, kjo e fundit do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Emri i ish-ambasadores Lama do të zyrtarizohet sot, kur edhe pritet të dorëzohet lista me emrat e kandidatëve për deputetë.

Lama ka qenë çdoherë në vëmendjen e medieve se çfarë do të bëjë më tutje.

Kujtojmë se sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas certifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë. /Bota sot/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat