Listat e deputetëve, Mehmeti: Mungon cilësia

Politika

Listat e deputetëve, Mehmeti: Mungon cilësia

Nga: A.M. Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politik, Faton Mehmeti, ka komentuar listat kandidatëve për deputetë të partive politike.

Ai ka potencuar se partitë kanë ofruar kandidatë të ekranit.

“Në përgjithësi në listat e kandidatëve vërehet popullzimi. Partitë kanë ofruar kandidatë të ekranit, pavarësisht kualifikimit të tyre. Figura publike dominojnë listat, derisa mungojnë profesionistët. Me këtë rast janë shkelur aktivistët e partive, të cilët nuk janë në listat për deputetë, ndonëse janë më të përgatitur se ata që kandidojnë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mehmeti ka kritikuar partitë politike rreth listave, duke thënë se nga cilësia e tyre janë të varfra.

“Është e padrejtë që kandidon për deputet dikush që atë ditë është anëtarësuar në atë parti dhe atë ditë është futur në listë, derisa kanë mbetur jashtë njerëz më të përgatitur. Kjo dëshmon folklorizëm të partive politike, populizëm dhe aspak pragmatizëm. Edhe pse listat janë më figura të njohura, ato në përgjithësi janë të varfra nga cilësia”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat