Juristi: KQZ duhet të ketë bazë Kushtetutën dhe Ligjin Zgjedhor

Politika

Juristi: KQZ duhet të ketë bazë Kushtetutën dhe Ligjin Zgjedhor

Nga: M.H Më: 24 janar 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

U.d. e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media ka folur në lidhje me certifikimin e kandidatëve të subjektëve politike.

Në këtë ceritifkim nuk arritën të certifikohen LVV dhe Nisma.

Osmani u shpreh që nëse vazhdojnë këto situate atëhere do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, në një bashkëbisedim me juristin Muhamet Kelmendi bisedoi për këto deklarata.

Kelmendi thotë që KQZ duhet të kryej detyrën e saj në mënyrë të prerë dhe të mos nxjerrë kandidatë nga listat që nuk janë dënuar më një a më shumë vjet burg me formën e prerë.

“Është në vullnet të çdo institucioni, zyrtari a politikani, të interpretojë qëndrimet si të dëshiroj. Mirëpo, në rastin konkret, KQZ kërkohet të jetë në lartësinë e detyrës dhe mos të nxjerrë kandidatë nga listat që nuk janë dënuar me një a më shumë vjet burg me formën e prerë. KQZ kërkohet sidomos mos të nxjerrë qëndrime për kandidatët sipas subjekti politike”, u shpreh Kelmendi.

Juristi në fund thotë që KQZ duhet të ketë bazë Kushtetuten dhe Ligjin Zgjedhor dhe të mos mbajë anë.

Gjithashtu Kelmendi shprehët që KQZ duhet të shkarkohet nga detyra në veçanti përmend z.Daka e cila po vepron në mënyrë anësore.

“Thjeshtë një kandidatë të një partie të certifikoj dhe për të njejtën vepër kandidatin tjetër të partisë tjetër jo. Për KQZ bazë është Kushtetuta dhe Ligji Zgjedhor. Përparësi ka do herë Kushteruta. Mos respektimi i normave kushtetuese tregon se KQZ është e anëshme dhe si e tillë duhet në mënyrë urgjente të shkarkohet nga detyra. Në vecanti kjo vlen për z.Daka e cila po vepron shumë në mënyrë anësore mbi bazën e subjektit politike. Këtë duhet ndalur me cdo kusht”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat