Kosova para një krize të re politike - familja Jashari e ka çelësin e zgjidhjes së problemit!

Politika

Kosova para një krize të re politike - familja Jashari e ka çelësin e zgjidhjes së problemit!

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:23
Rifat Jashari

Posti i Presidentit, mund ta dërgoj Kosovën edhe njëherë në zgjedhje, pas këtyre që do të mbahen me 14 shkurt.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë “mollë sherri” në politikën e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka nominuar Vjosa Osmanin për këtë post.

Ashtu edhe AAK-ja e ka të nominuar Ramush Haradinaj.

Dihet se për të zgjedhur presidentit duhen së paku të jenë në sallë 80 deputetë për të votuar.

E këta deputetë asnjë parti politike në Kosovë nuk mund t’i arrij pa mbështetjen e partive të tjera.

Këtu edhe është problemi, pasi që partitë tjera nuk e votojnë Vjosën, njëjtë sikurse nuk e votojnë as Ramush Haradinajn.

Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se, janë dy opsione për zgjedhjen e presidentit.

Ose Murat Jashari ose të shkohet në zgjedhje.

“Duket e vështirë që VV vetëm me minoritete jo serbe të ketë numrat për të zgjidhur presidentin e ri të Kosovës. Në këtë aspekt, janë dy mundësi ose vendi në zgjedhje, ose Murat Jashari president. Fati i qeverisë së re do të jetë në duart e Familjes Jashari, e cila mund ta shpëtoj vendin nga përsëritja e zgjedhjeve të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të jetë sfidë ne vete, e cila ose do prodhojë qeveri të re, ose do siguroj që qeveria e dalur nga 14 shkurti të vazhdoj mandatin deri në fund.

“Pra, unë e shoh se fati i qeverisë së re do të jetë në duart e Murat Jasharit, i vetmi kandidat që do e shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja. Kosova, s’ka luksin me shkua në zgjedhje shpesh. Besoj qe Albini është ngutur kur propozojë Vjosën për presidente, është dashur që mos të kandidohet fare Vjosa, dhe tek pas zgjedhjeve sipas nr të deputetëve ajo të veprojë”, potencon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat