Ky është skenari që i pret partitë pas ankesës në Supreme

Politika

Ky është skenari që i pret partitë pas ankesës në Supreme

Nga: M.H Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua as kreu i saj, Albin Kurti, e më pas nuk u certifikua as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Ndëra gjatë ditës së sotme, LVV-ja dhe AAK-ja, do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

VV-ja para pak çastësh u shpreh shumë optimistë se këta pesë kandidatë do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që në momëntin që iu është refuzuar kërkesa nga PZAP kanë të drejtë të I drejtohen Supremës, përcjell “Bota sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Më tej, juristi thotë këto vendime për këto partitë politike vetëm po ju rrisin dukshëm përkrahjen. Gjithashtu Kelmendi thotë që të kandidatëve të dënuar për tri vitet e fundit me kusht e gjobë, pa dënim me burg është tërësisht i gabuar.

“Natyrisht se VV dhe AAK e NISMA dhe çdo parti që iu kanë refuzuar kandidatët nga PZAP kanë të drejtë të i drejtohen Gjykatës Supreme. Ajo është kompetente për të vendosur mbi çështjen e tillë dhe atë brenda një afati prej 72 orëve. Vendimi pasi u refuzua edhe nga gjykata, kandidatët do të ndikon edhe më dukshëm në rritjen e përkrahjes për subjektet e tilla. Këtu edhe VV ka bazë dhe krijon terren që në masat të paraqitet si subjekt dhe Albin Kurti si person që partitë politike kanë frikë dhe ajo është normale që ia rrit retingun. Dua edhe njëherë të them se vendimet e tilla për përjashtimin nga kandidatura të Gjykatës Kushtetuese të kandidatëve të dënuar në tri vitet e fundit me dënime me kusht, me gjobë etj., pa dënim me burg për një e më shumë vite, është tërërsisht i gabuar”, u shpreh Kelmendi.

Në fund, analisti thotë që Gjykata Supreme është në një pozitë të rëndë sepse në njërën anë është ligji dhe në anën tjetër verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që ua ndalon kandidimin mirëpo që sipas Kelmendit edhe nga Supremja do të jetë ndaluese kandidimi i këtyre kandidatëve.

“Dënimet duke ua ndalur të drejtën e tillë kandidatëve e shpallë vetëm gjykata që e ka dënuar. Nëse ajo gjykatë ka dhënë dënim me kusht dhe nuk ka dhënë ndonjë ndalim në ushtrimin e punëve dhe të detyrave askush nuk mund të përjashtohet. Tash Gjykata Supreme është në pozitë të rëndë. Në njërën anë është ligji, që e lejon kandidimin e këtyre kandidatëve për deputetë dhe në anën tjetër, është Verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që ua ndalon kandidimin. Si do të vepron gjykata? Këtu është vështirë të përgjigjemi! Mendoj se do të jetë ndalues edhe këtu vendimi për kandidatët”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat