Vrasjet që akuzohen/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Politika

Vrasjet që akuzohen/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Nga: P.R Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, iu është refuzuar lirimi me kusht nga Gjykata Speciale.

Kështu ka vendosur gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou i cili veç e veç ua ka refuzuar kërkesat për lirim me kusht.

Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

E një nga pikat më të nxehta të aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është edhe ajo për vrasjen e kundërshtarëve politikë, kryesisht anëtar të LDK-së, akuzë më të cilën i ka ngarkuar të lartpërmendurit Gjykata Speciale.

Poashtu, edhe sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për vrasjet e pasluftës që kanë nodhur në Kosovë.

Image
Faton Mehmeti

“Të sqarojmë një gjë: Asnjë nga ish komandantët, udhëheqësit e UÇK nuk akuzohet për vrasjeve gjatë luftës. Të gjithë akuzohen për krime pasluftës, dhe kryesisht vrasje të shqiptarëve. Duke qenë se akuzohen për shumë vrasje, dhe duke pasur parasysh se në proceset e më hershme shumë nga dëshmitarët kyç janë gjetur të vdekur, Gjykata ka refuzuar lirimin e tyre, kjo edhe si pasojë e kërkesës së vet dëshmitarëve, të cilët ndjehen më të sigurt nëse ish komandantët qëndrojnë në burg”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Analisti Mehmeti shton se më së rëndi do ta pësoj ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli.

“Duke qenë se vrasjet për të cilat akuzohen kanë ndodhur pas luftës, atëherë përgjegjësia më e madhe i bie Kadri veselit. Kadri Veseli si shef i SHIK-ut, e cila ka ekzistuar deri në vitin 2008, i bie barra më e madhe e akuzave, dhe rrjedhimisht Kadri Veseli ka gjasat më të mëdha për të marrur dënimin më të rëndë, nga të gjithë të tjerët”, thekson Mehmeti.

Për fund, Mehmeti ka paralajmëruar se Hashim Thaçi, Kadri Vesel, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mund të dënohen edhe me burg të përjetshëm.

“Më së lehti e ka Rexhep Selimi, i cili nuk ka pasur shumë përgjegjësi komanduese, përveç rasteve të veçanta. Megjithatë që të katër pritet të dënohen, dhe kjo s’ka asnjë dyshim. Andaj qëndrimi i tyre në Hagë është i gjatë, mbase edhe i përjetshëm”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat