Analisti tregon dy arsyet: Ja pse Albin Kurti po e refuzon Enver Hoxhajn

Politika

Analisti tregon dy arsyet: Ja pse Albin Kurti po e refuzon Enver Hoxhajn

Nga: P.R Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:05
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër, e ka ftuar publikisht për ballafaqim televiziv me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Për më shumë e ftoj z. Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një debat për shëndetësinë, një debat për sundimin e ligjit, një për sistemin arsimor, e një debat për politikën e jashtme, e një debat të fundit të gjashtin, me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Enver Hoxhaj ditë më parë, kërkesë të cilën po e përsërit pothuajse në çdo takim.

Por ftesën për një debat e ka refuzuar lideri i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti.

“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, u shpreh Kurti.

Se Albin Kurti duhet ta refuzojë debatin me Enver Hoxhajn, e thotë edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ballafaqimi në një debat televiziv, mund të jetë vetëm një favor për Enver Hoxhajn.

“Në parim jam për debate, ato i ndihmojnë kultivimit të demokracisë, mirëpo vetëm kur debatet janë cilësore. Fatkeqësisht tek ne gjithnjë debatet i kërkon ai që është më i dobët, me idenë që do e sulmoj më të fortin dhe në krah të tij të fitojë poenë politikë. Kjo mendësi e përcjellur në vazhdimësi, shpërfaq nivelin e dobët të politikanëve tanë. Debatet duhet të bëhen traditë, të zhvillohen çdo herë, pavarësisht se kush është në epërsi dhe kjo jo. Refuzimi i Albinit ka këtë arsye: S’ka pse të del derisa është në avantazh, dalja vetëm mund t'i bëj favore kundërshtarit, i cili s’ka çka humb”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Mehmeti shprehet se një ka vepruar edhe PDK, në kohën kur Albin Kurti u kërkonte ballafaqim në debate.

“Njësoj ka vepruar edhe PDK, kur Kuti kërkonte debate, por nuk pranonin se ishin në avantazh. Kjo është mendësi primitive, që po na përcjell akoma”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat