“Rezultati më 14 shkurt do të jetë i njëjtë me...”, analisti tregon se cila është alternativa më e mirë

Politika

“Rezultati më 14 shkurt do të jetë i njëjtë me...”, analisti tregon se cila është alternativa më e mirë

Nga: P.R Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:19
ilustrim

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me situatën politike në vend, dhe publikimin e sondazheve të ndryshme, të cilat po publikohen në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Por sipas Hazirit, këto sondazhe janë të porositura për të mashtruar opinionin publik në Kosovë.

“Heshtja e sondazheve u bë për shkak se ato devalvuan nëse mund të shprehem kështu para syve të opinionit, pasi ishin sondazhe të porositura dhe të paguara që nuk ishin matje reale e vullnetit të qytetarëve, por thjeshtë kalkulime partiake për ta manipuluar opinionin vendor, sidomos për të krijuar një frymë për një parti të caktuar, gjoja se fitorja është e garantuar sa që shkuan deri me rezultate 80% e më shumë”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

 

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Haziri shprehet se ai nuk do të dalloj shumë nga ai zgjedhjeve të kaluara.

“Sa i përket se cili do të jetë rezultati dhe përqindja e partive politike, nuk do të ndalem në detaje për të parashikuar se sa përqindje do të marrë kjo parti apo ajo, por mendoj se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të dalloj shumë nga rezultati i zgjedhjeve 6 tetorit të vitit 2019, plus, minus 1 deri në 2%”, thekson Haziri.

Më tej, Haziri ka treguar arsyet pse LDK-ja është alternativa më ë mirë për qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se LDK-ja është alternativa e vetme për qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi shohim se ka një ekip të mirë dhe përfaqësues të interesave të qytetarëve në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, dhe një kandidat për kryeministër siç është Avdullah Hoti që është personifikim i një shoqërie normale, që i bënë normale edhe ambiciet e vendit , si një vend i lirë, demokratik, ku sundon rendi dhe ligji, i zhvilluar dhe i mirëqenë, me mundësi të barabarta për çdo qytetar, dhe me një agjendë të qartë të integrimeve euro-atlantike, dhe këto janë ato që LDK-në e bëjnë të dallueshme nga subjektet e tjera politike, sidomos nga ato të ekstremit të majtë politik”, thekson analisti Haziri.

Për fund, Haziri ka thënë se në rast se LDK nuk del fituese, atëherë ajo duhet të qëndrojë në opozitë.

“Dhe unë besoj se kjo do të vlerësohet nga qytetari i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa për skenarët e tjerë mbetet ta shohim pas administrimit të votave dhe shpalljes së rezultateve.

Do të jetë me e shëndetshme për vet LDK-në të qëndrojë në opozitë, por kjo varet se kush me kë do ta bëjë koalicionin qeveritar”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat