Zhvillime dramatike, profesori vjen me një parashikim: Me këtë parti do të formohet Qeveria Kurti – do të jetë stabile dhe e suksesshme

Politika

Zhvillime dramatike, profesori vjen me një parashikim: Me këtë parti do të formohet Qeveria Kurti – do të jetë stabile dhe e suksesshme

Nga: A.Z Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Suharekë ka bërë të ditur se pas 14 shkurtit nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti.

Kjo pasi koalicionin e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë, kemi realizuar koalicionin parazgjedhor dhe zgjedhjet më 14 shkurt nuk do të jenë asgjë më shumë sesa referendum”, ka thënë ai.

Kurti mes tjerash përsëriti se u duhen më shumë se 61 deputetë për katër vjet qeverisje.

Lidhur me këtë analisti, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Kurtit më shumë e ka kuptimin e fushatës zgjedhore për të fituar deputetë, sepse nëse nuk do t’i fitonte 61 deputetë nuk do të rrinte duarkryq por do të ishte i detyruar të bashkëpunonte me ndonjë parti politike.

“Deklarata e Albin Kurtit para qytetarëve të Shtimes: "se nuk do bëjmë koalicion paszgjedhor", më shumë e ka kuptimin e fushatës zgjedhore për të fituar sa më shumë deputetë, për të mbërritur qëllimin e mbi 60 deputetëve e jo se nuk do bënte koalicion me partitë tjera pas 14 shkurtit. Krejt do ishte në rregull po qe se Albin Kurti do i fitonte 61 deputetë, por nëse jo atëherë nuk do rrinte duarkryq e të kënaqej me numrin e deputetëve, por do ishte i detyruar të bashkëpunonte me ndonjë parti politike për të qeverisur Kosovën”, tha ai.

Tutje ka shtuar se e kot do të ishte fitoria e LVV-së nëse Kurti pas zgjedhjeve me më pak se 60 deputetë nuk do bënte koalicion me ndonjë parti. Ai thotë se deklarata e Kurtit është deklaratë e përhershme elektorale e kurrsesi deklaratë serioze politike.

“Nëse Kurti pas zgjedhjeve, me më pak se 60 deputetët e fituara nuk do koaliciononte me ndonjë parti tjetër atëherë e kot do ishte edhe fitorja e LVV-së. Normale se çdo kryetar partie gjatë fushatës zgjedhore shpreh kërkesat e veta maksimale për të fituar, dhe kryetarët e partive tjera konkuruese të njëjtat diskutime i bëjnë para qytetarëve votues, asnjëra parti gjatë fushatës zgjedhore nuk përmend humbje, por vetëm fitore. Pra, fjalët e Albin Kurtit në Shtime janë deklarata të përhershëm elektorale që përdoren në çdo periudhë ciklesh fushatash zgjedhore, e kurrsesi deklarata serioze politike koalicionuese paszgjedhore”, tha ai.

Sipas tij, rreziku i LVV-së është se nëse nuk mbërrin në 61 deputetë, partitë tjera do të bashkëpunojnë për ta mposhtur atë.

Ai thotë se Kurti do të duhej të bënte një marrëveshje koalicionuese paszgjedhore siç është me AAK-në, sepse me 10-13 deputetët e Haradinaj, do të formonte një qeveri stabile.

 “Rreziku i LVV-së është se nëse nuk mbërrin numrin e 61 deputetëve, atëherë partitë tjera për të mposhtur Albin Kurtin mund të bashkëpunojnë tog për të qeverisur vendin, prandaj për të qenë i sigurt Albin Kurti do duhej të bënte një marrëveshje alternative koalicionuese paszgjedhore me një parti tjetër, pse jo me AAK-në e Haradinajt. Me 10-13 deputetët e Haradinajt Albin Kurti do formonte një qeveri stabile e të suksesshme”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat