Rrahmani: LDK do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve

Politika

Rrahmani: LDK do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve

Nga: A.M. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Imet Rrahmani

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek dita e zgjedhjeve.

 Lidhja Demokratike e Kosovës shprehte e bindur se do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imet Rrahmani, në një intervistë për “Bota sot” ka deklaruar se e diela është dita e rikonfirmimit të rrugës së Kosovës ka perëndimi.

Kjo është parë edhe gjatë takimeve që i ka zhvilluar me qytetarët gjatë aktiviteteve zgjedhore.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje atmosfera është ndryshe nga ajo që pritej e prezantohej në media e debate.

“Unë jam i befasuar nga gatishmëria e qytetarëve për të qenë aktiv në zgjedhje, për të qenë pjesëmarrës në takime dhe për t`i kontribuar procesit. Qytetarët e vendit me të drejtë herë-herë kanë abstenuar nga proceset e shpeshta zgjedhore, por në këto zgjedhje atmosfera është ndryshe nga ajo që pritej e prezantohej në media e debate. Pra ka një mirëkuptim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Rrahmani është shprehure se LDK-ja do të jetë fituesja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“LDK do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve me 14 Shkurt, por mbi të gjitha do të fitoj normaliteti politik, qeverisja stabile dhe forcimi i shtetit. 14 Shkurti do të jetë dita e rikonfirmimit të rrugës së Kosovës ka perëndimi dhe jo nga lindja e cila gjithmonë popullit shqiptar i ka shkaktuar vuajtje dhe mjerim”, ka potencuar Rrahmani në një intervistë për “Bota sot”, e cila do të publikohet e plotë të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat