Analisti jep parashikimin: Këto vrasje zbulohen nga Specialja, ja çka ndodh me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Politika

Analisti jep parashikimin: Këto vrasje zbulohen nga Specialja, ja çka ndodh me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Nga: P.R Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i PDK-së, Kadri Veselit, bashkë me ish deputetin Rexhep Selimi dhe ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi po qëndrojnë të burgosur në Hagë që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, ku ndër tjerash, Gjykata Speciale i ngarkon edhe me akuzën për vrasjen e kundërshtarëve politikë, gjegjësisht, anëtarëve të LDK-së.

E kohë më parë, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që gjykimi të fillojë në qershor të vitit 2022.

“Kemi 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente ne mendojmë që gjyqi do të vazhdojë nga 10 muaj deri në dy vjet dhe po e përsëris që jam i befasuar nga propozimi i Gjykatës”, ka thënë avokati i Thaçit, David Hooper.

E lidhur me atë se sa do të zgjas procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Sipas ecurisë së deritashme, dhe numrin e madh të dëshmitarëve, procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqiti mund të zgjas deri në 10 vjet maksimumi, minimumi 5 vjet. Në këtë sens ata pritet që të qëndrojnë gjatë në Hagë”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, minimumi me të cilin mund të dënohet të akuzuarit, do të jetë pesë vite.

“Personalisht nuk pres që të lirohen, së paku 5 vjet, plus dënimin që pritet të marrin. Në bazë te aktakuzës më së rendësi pritet ta pësojë Kadri Veseli, dhe më së lehti Rexhep Selimi. Duke qenë se Kadri Veseli ishe shef i SHIK-ut dhe aktakuzat përfshijnë vrasjet e pasluftës, Veselit i bie e tërë barra. Ndërkohë që Thaçi pritet të kaloj më lehtë se Veseli, ndërkohë që Jakup Krasniqi pritet ta pësoj keq, njësoj si Kadriu. Mos të harrojmë se Jakupi cilësohet " kreu i ndërmarrjes kriminale" aktakuzë shumë e rëndë”, shprehet Mehmeti.

“Pritet që të zbardhen disa vrasje: konkretisht vrasja e Xhemajl Mustafës, Komandant Drinit, Bardhyl Ajetit, Besim Dajakut, Ahmet Krasniqi, si dhe tentim vrasja e Fetah Rudit. Pa përjashtuar edhe të tjerat”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat