Juristi tregon skenarin e formimit të Qeverisë Kurti dhe zgjedhjen e Presidentit

Politika

Juristi tregon skenarin e formimit të Qeverisë Kurti dhe zgjedhjen e Presidentit

Nga: N.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Albin Kurti

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje, dhe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, menjëherë do të synohet formimi i Qeverisë Kurti 2. Formimi i Qeverisë Kurti, mund të jetë i lehtë, vlerëson juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani.

Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se, zgjedhje e Presidentit është me komplikuar pasi që duhet 80 deputetë të Kuvendit të jenë të pranishëm në mënyrë që herën e tretë me 61 vota të zgjidhet Presidenti, nëse nuk arrihet herën e parë dhe të dytë.

 “Lëvizja Vetëvendosje, duhet të gjej një partner që ka së paku 15 a më shumë deputet, e kjo është e pamundshme pasi që PDK-ja mbetet në opozitë, LDK-ja ka dal e lënduar nga zgjedhjet dhe e presin ndryshimin dhe reforma të brendshme. AAK-ja nuk ia vlen me u merr me atë, kanë shumë pak deputet dhe kushtëzojnë të tua fal postin e presidentit”, thotë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, Vetëvendosje gjendet në një pozicion jo të lehtë sa i përket gjetjes së një partneri qeverisës dhe stabil, përveç minoriteteve të cilat nuk kanë fuqi politike vendimmarrëse për tema kurciale.

“Lista serbe e len në lloq Vetëvendosje, ata ndoshta nuk hynë fare në koalicion me VV. Situata është shumë e koklavitur edhe pse djalit dhe optimizmi është i lartë nga LVV-ja. Ajo duhet të gjej një njeri dialogues me Serbinë të përgatitur, kreativ dhe i përgatitur për sfida që është vështirë të gjinden. Në këtë post nuk duhen servil partiak, por njeri i përgatitur shumë për të dialoguar. Tash varet shumë nga LVV-ja dhe situata është sfiduese e gjendja aspak e mirë”, pohon Burjani.

Burjani ka treguar edhe prioritetet e Kosovës që duhen të jenë në Qeverinë Kurti.

 “Vaksinimi, shpëtimi i ndërmarrjeve në sektorin privat nga bankroti, dialogu me Serbinë, vettingu dhe funksionimi i Fondit për Mbrojtje Shëndetësore”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat