Zhvillimet dramatike në LDK, juristi jep parashikimin: Vetëm kështu mund të rikthehet kjo parti

Politika

Zhvillimet dramatike në LDK, juristi jep parashikimin: Vetëm kështu mund të rikthehet kjo parti

Nga: N. H Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:37
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë ka hequr dorë nga posti i tij, pa kaluar 24 orë nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, ku LDK-ja pësoi humbje të thellë.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së tij, bashkë me të janë larguar dhe nënkryetarët por edhe anëtarët tjerë të kryesisë. Brenda 60 ditësh, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin si dhe kryetarin e partisë, post për të cilin tashmë kanë nisur të përmenden disa emra.

Juristi Blerim Burjani, duke folur me situatën në të cilën ndodhët Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë për “Bota sot”, se për këtë parti, njëjtë sikurse për partitë e PAN-it është mbjellë shumë mllef nga qytetarët.

“Ka edhe diçka tjetër këtu, përveç përgjegjësisë së prishjes së koalicionit me VV-në, kjo u quajt e domosdoshme nga Mustafa, në të kundërtën elektorati ka përshtypje tjetër se koha e LDK-së e PDK-së e AAK-së e NISMA-s ka shkuar. Tashme është mbjell shumë mllef me qeverisjet e gjata, me problemet e njëjta, nepotizmin e korrupsionin u teprua shumë për 20 vjet dhe se populli nuk i do më këto parti 20 vjet të njëjta me përgjegjësi të mëdha për punësime familjare, partiake, korrupsion që nuk ka shpëtuar as LDK-ja nga punësimi familjar, pastaj në shërbim diplomatik, ministrat e LDK-së kanë fëmijë të tyre në këtë shërbim, përveç edhe ambasador, punësim partiak nëpër ministri dhe shërbime publike”, tha Burjani.

Ai madje e krahason LDK-në me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Të gjitha kanë ndikuar të barazohet LDK-ja me PDK-në, mendoj se më shumë është revolta se sa përgjegjësi e Mustafës, është pra lodhje e qytetarëve, brengosje për shkak teprimit, se më keq nuk bëhet. Është votuar Lëvizja Vetëvendosje, pra nuk shohë shumë ndryshim në reforma”, tha ai.

Ndërsa, mes të tjerave ai ka shpjeguar se pse kjo parti ka humbur shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nuk kanë ofruar njerëz të rinj që tre vjet, janë të vet mjaftueshëm. Këta në LDK një mendim e kanë të njëjtë gati të gjithë që deri më tash janë ushqyer nga LDK-ja. Kjo qasje ka ndodhë që elektorati ka filluar të ikë nga kjo parti, për shkak të njerëzve të njëjtë, injorancës në rifreskim me njerëz të rinj me ndryshime graduale të strukturës me njerëz të rinj”, deklaroi juristi.

Në fund, ai ka theksuar se tashmë është shumë vonë që kjo parti ta rikthej besimin te qytetarët.

“LDK filloj të ngjaj me PDK-në, ku kishte edhe kamerier nëpër borde. Te LDK-ja kishin arritur të futen në struktura dhe të marrin poste, e kjo i ka kushtuar shumë këtij subjekti, ngjashëm si në PDK. LDK falte poste publike për njerëz me edukim të ulët dhe elektorati i LDK-së që pretendonte të ishte intelektual ia kthyen shpinën. Kjo parti nuk përmirësohet vetëm me një zgjedhje të një kryetari të ri, por me strukturë profesionale, reforma e brendshme dhe sjellja e jashtme e LDK-së në politik duhet të ndryshojë. Tash është me vështirë për rikthyer besimin. Kërkon kohë dhe dështime të të partive tjera, si të VV-së dhe tjerave”, tha në fund njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat