Analisti kritikon ashpër politikanët: Gjatë fushatave në dalldinë e tyre i harruan edhe masat Covid-19

Politika

Analisti kritikon ashpër politikanët: Gjatë fushatave në dalldinë e tyre i harruan edhe masat Covid-19

Nga: A.Z Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Gjatë fushatës parazgjedhore, partitë mbajtën tubime me qytetarë në fshatra e qytete të Kosovës, pavarësisht pandemisë së Covid-19. 

Por, tani pasi zgjedhjet përfunduan, është rritur numri i rasteve me Covid dhe po shihet si mundësi që të vazhdohet me ashpërsim të masave.

Kjo ka ngjallur shumë reagime, këtë e ka komentuar edhe analisti, Leon Duhanaj, i cili ka thënë se masat nuk duhet t’i kritikoj askush, madje as subjektet politike të cilët gjatë fushatave nuk iu kanë përmbajtur rregullave e që as nuk iu kanë rënë ndërmend Covid-19. 

“Për sa u përket masave mbrojtëse rreth Covid-19, përkatësisht respektimit të tyre, nuk besoj që ka dikush të drejtë morale, as të kritikoi. Në radhë të parë, subjektet politike, të gjitha pa përjashtim kanë dështuar t'u përmbahen rregullave të përcaktuara për mbrojtje nga Covid-19. Madje gjatë fushatës parazgjedhore u harruan tërësisht në dalldinë e tyre për zgjedhjet sa që nuk u ra ndërmend se Covid-19 ekziston fare”, tha Duhanaj.

Më tej ka shtuar se kërkesat për shtrëngim të masave janë të pasinqerta, por shpresa e vetme është se ndoshta shumica e kanë kaluar sepse për ndryshe nuk do t’ia dilnim.

“Tani kerkesat për shtrëngim të masave janë të pasinqerta, në mos qofshin edhe shumë të vonuara, pasi që numri i infektimeve mund të rritet dhe të dalë jasht kontrolli. Për kosovarët ka vëtëm një shpresë, se mos ndoshta shumica dërmuese tashme veç se e ka kaluar infektimin dhe se masa popullore është imunizuar. Për ndryshe me sjelljet që i kemi ne si shoqëri e terë, nuk do t'ia dilnim fare. Në metë sjellje, nuk bëjnë përjashtim as elitat, e as qytetarët, që të gjithë jemi njësoj, veç me fat e me shpresë me fat e me imunitet t'i kalojmë me të keqës”, përfundoi Duhanaj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat