Rezultati i zgjedhjeve, analisti: Proces i ngadalshëm, duhet verifikim dhe saktësi, por edhe numërim të votave për kandidatë

Politika

Rezultati i zgjedhjeve, analisti: Proces i ngadalshëm, duhet verifikim dhe saktësi, por edhe numërim të votave për kandidatë

Nga: A.SH Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Që nga 14 shkurti kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzaknoshme ende nuk kanë dalë rezultaret finale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë në fillim të javës së ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind të votave, kështu ka deklaruar Valmir Elezi.

Mirëpo analisti Shemsi Jashari për “Bota sot” ka thënë se, është proces bukur i ngadalshëm, pasi kemi të bëjmë përveç verifikimit të saktësisë së procesverbaleve edhe numërimin e votave për kandidatë.

“Procesi i numërimit të votave pranë qendrës së numërimit, është proces bukur i ngadalshëm, pasi kemi të bëjmë përveç verifikimit të saktësisë së procesverbaleve edhe numërimin e votave për kandidatë. Pastaj edhe kur kemi parasysh edhe votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veqanta kjo patjetër që merr kohë. Nëse i referohemi herave tjera kur kemi pas zgjedhje, ka zgjatur disa javë deri në certifikimin final të rezultateve, sidomos kur kemi parasysh se një numër i madh i vendvotimeve ka shkuar në rinumërim me kërkesë të QNR dhe vendim të KQZ-së”, deklaron Jashari.

Ai më tutje thekson se, shtetet mike bëjnë thirrje që që sa më shpejt të themelohen institucionet dhe të marr obligimet qeveria e re pasi ka shumë procese të cilat presin kahje.

“Unë nuk besoj se ka ndonjë qëllim pas këtij procesi për të vonuar cerifikimin e rezultateve pasi ajo nuk ndryshon rezultat dhe askujt nuk i konvenon të kemi vonesa në këtë proces. Shtetet mike dhe partnerët strategjik të Kosovës kanë bërë thirrje që sa më shpejt të themelohen institucionet dhe të marr obligimet qeveria e re pasi ka shumë procese të cilat presin kahje dhe si qeverit e kaluara edhe kjo qeveri e re nuk mund t’i shmanget obligimeve që e presin sidomos ndaj dialogut Kosovë Serbi”, vlerëson Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat