Kërkesë për Albin Kurtin: Me ardhjen në pushtet të luftoj ashpër Gjyqësinë dhe Policinë – lufta ndaj tyre të jetë e pamëshirshme

Politika

Kërkesë për Albin Kurtin: Me ardhjen në pushtet të luftoj ashpër Gjyqësinë dhe Policinë – lufta ndaj tyre të jetë e pamëshirshme

Nga: N.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:32
Albin Kurti

Shuarja e Task Forcës antikorrupsion nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ishte kritikuar aq shumë nga të gjitha organizatat e drejtësisë si dhe shoqëria civile në Kosovë.

Qeveria e re e cila pritet të ketë kryeministër liderin e LVV-së, Albin Kurtin, do duhej që në vendimet e para të saj, të shfuqizon vendimin e Hotit për shuarjen e kësaj Task Force.

Profesor Sulejman Mehazi, thotë se, qeveria në largim e ka përkrahur korrupsionin, ndërsa për qeverinë në ardhje thekson se, duhej qysh në ditët e para të riaktivizojë Task Forcën.

“Se qeveria në largim e Hotit ka përkrahur korrupsionin u pa që nga ditët e para të qeverisjes së tij me anë të shuarjes së, Task Forcës, për luftë kundër korrupsionit brenda policisë së Kosovës. Dhe nëse Albin Kurti është betuar se do luftojë rreptësisht korrupsionin atëherë me urgjencë, pa humbur kohë e që në ditët e para të qeverisjes duhet të riaktivizojë, Task Forcën, brenda policisë për të ndjekur e luftuar pa mëshirshëm këtë gjemë të rrezikshme e zhvatëse brenda pushtetit, se korrupsionet, vjedhjet e rrjepjet më të mëdha ndaj qytetarëve bëhen pikërisht nga gjyqësorët dhe nga policia është më se e vërtetë, se gjithë e keqja e së keqes së qytetarëve të Kosovës vjen nga këto dy ministri fantome që pa mëshirshëm dobësojnë, varfërojnë e grymosin qytetarët, qeverinë dhe Republikën e Kosovës”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, vetëm me ringjalljen e Task Forcës antikorruptive policore do ketë përmirësime, efikasitete e profesionalizëm të mirëfilltë të sundimit të ligjit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, policore.

“Qeveria e re e Albin Kurtit duhet të veprojë e luftojë kundër dy gjërave kancerogjike që rëndë kanë shkatërruar, e varfëruar Republikën e Kosovës dhe qytetarët, ato janë, gjykata dhe policia, ndaj këtyre dy dikastereve vdekjeprurëse qeveria e Albin Kurtit duhet të jetë shumë e ashpër dhe e pamëshirshme. Pra, e gjithë e keqja e Kosovës vjen nga gjyqi dhe policia e Kosovës”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat