Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit, flasin nga Nisma

Politika

Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit, flasin nga Nisma

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Zafir Berisha

Nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate nuk mundi ta kaloj pragun zgjedhor.

Ajo në zgjedhje ka marrë 20 mijë e 535 vota ose 2,60 %.

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, në një intervistë për “Bota sot”, ka treguar se pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte në favor të kësaj partie.

 “Rezultati në zgjedhje nuk ka qenë i favorshëm për Nismën, sepse vendosem të dalim në mbrojte të një kauze “me çlirimtarët”. E cila ka 20 vite që sulmohet nga Serbia dhe argatët e saj, duke i ndihmuar edhe nga soji i Salustros, një ndërkombëtar, i cili për shumë vite sajoj dosje të pabaza dhe me shpifje kundër luftëtareve të UÇK. Shantazhe këtë mbi të cilat binomi Kurti-Osmani ngritën karrierën politike. Për kujtesën e lexueseve tuaj, Salustro sot është këshilltari kryeprokurorit të Serbisë, dmth është kthyer te punëdhënësi i vetë!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Po ashtu, Berisha ka përmendur edhe mungesën e Jakup Krasniqit, ku thekson se edhe kjo ka ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve.

“Në rezultat jo të mirë natyrisht ndikoj edhe arrestimi e Bacës Jakup, si themelues i Nismës dhe bartësi i vlerave çlirimtare për të cilat fola më lartë.”, ka thënë Berisha në një intervistë për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat