Veprimtari i LDK-së reagon ndaj Melihate Tërmkollit: Ka dal jashtë “orbitës”

Politika

Veprimtari i LDK-së reagon ndaj Melihate Tërmkollit: Ka dal jashtë “orbitës”

Nga: A.Z Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:18
Melihate Tërmkolli

Lumir Abdixhiku është i padëshiruar në LDK për Melihate Tërmkollin. Kjo e fundit është deklaruar se të gjithë kandidatët pretedent për kryetar të LDK-së është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli ka thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli duke aluduar se Abdixhiku është njëri i afërt i Isa Mustafës.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe nuk ju intereson fati i LDK-së

Lidhur me këtë analisti, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se inatet e Tërmkollit kundrejt Mustafës nuk janë duke i mjaftuar, por tani edhe duke denigruar edhe figurat tjera në LDK.

Sipas Bajraj, Tërmkolli ka të drejt të hyjë në garën për kreun e LDK-së, por ta bëjë me ofertë serioze para Kuvendit të LDK-së me votat dhe besimin e tyre, por jo Tërmkolli e cila del edhe kundër shtëpisë së Rugovës.

“Meli" ka humb ekulibrin, po luan padronin. Meria dhe inatet patologjike kundrejt akademik Isa Mustafës, Kryetar në dorëhqje i LDK-së, sikur nuk i mjaftojnë zonjës së nderuar dhe veprimtarës së hershme të LDK-së, Melihate Tërmkolli. Por, ka dalë jashtë "orbitës" personale ndaj akademikut duke denigrue dhe intimidue edhe figura dhe personalitete tjera konkurente në LDK dhe të spikatura në jetën politike të vendit, siç është z.Lumir Abdixhiku. Zonja Melihate Tërmkolli, ka të drejtë legjitime t'i hyej garës për kreun e LDK-së dhe në organe të saja, por këtë duhet ta bëjë me ofertë serioze para Kuvendit të LDK-së dhe stukurave të saja, ofertë programore kjo që do t'i bindëte kuvendarët që t'i japin besimin dhe votën pa pasur nevojë të bëjë policin në LDK dhe gardianin e vlerave të saj, sikurse as filtrin e kandidatëve të cilin e bënë Kuvendi i LDK-së si Organi ma i lartë i partisë dhe jo Melihate Termkolli e cila ndërron "stacionet" politike sa herë që i "dhez" interesi meskin duke dal edhe kundër shtepisë së presidentit Rugova, siç ishte rasti i shkuarjes te "Kryemnistri" Haradinaj, siç e quante me andje liderin e bajrakut (AAK), z.Haradinajn”, tha Bajraj.

Tutje ka theksuar se LDK-ja është shtëpi e një Lëvizje Nacionale e Shqiptarëve, në krye të së cilës ishte Rugova i rrethuar me shumë idealist. Dhe as Mustafës nuk i mohohet kontributi në LDK në proceset shtetëbërje të Kosovës, por as nuk mund të anatemohen prurjet e reja siç është Abdixhiku.

“E ka hap shumë "kosishtën" zonja Meli ! LDK-ja, nuk është livadh të cilin ua ka lënë baba me tapi, pastaj nuk është as aset që mbanë vulën e kontributit tuaj personal dhe fisnor, përkundrazi është shtëpi dhe streh e një Lëvizje Nacionale të Shqiptarëve të Kosoves si vazhdimësi e Lidhjes shqiptare të Prizrenit në realizimin dhe përmbushjën e misionit historik për liri dhe të drejta kombëtare në krye të së cilës ishte presidenti historik Rugova, por edhe aty nuk ishte vetëm, por i rrethuar nga më shumë idealist e atdhetar të profilit të lartë, të pushkes dhe pënes. As akademik Isa Mustafa nuk është lider të cilit i mohohet kontributi në LDK dhe përmes saj në dobi të çeshtjes së Kosovës dhe në proceset e shtetëbërjes dhe shtetëndertimit të Kosoves për dekada, aq më pak të anatemohen prurjet e reja dhe energjitë unike intelektuale, siç është rasti me Lumir Abdixhikun dhe veprimtarë tjerë të promovuar dhe të afirmuar në LDK”, shtoi ai.

Çasjen e Tërmkollit, Bajraj e quan të papërgjegjëshme dhe të papranueshme për strukturat e LDK-së. Ai thotë se LDK-ja nuk ka njerëz për të humbur vetëm për t’i hap rrugë Tërmkollit dhe të tjerëve që më pas shkojnë te kundërshtarët e LDK-së.

“LDK-ja, nuk është në ankand publik, andaj çasja e zonjës Tërmkolli karshi saj dhe lidershipit legjitim dhe legal është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e pa pranueshme, jo vetëm për z.Abdixhiku dhe akademikun Isa Mustafa, por edhe për strukturat e partisë dhe organet e saja kredibile. LDK-ja, nuk ka njerëz me humb, anëtarë dhe votues besnik, sikurse as figura dhe personalitete me kontribut të spikatur vetëm sa për t'i hap rrugë zonjës së nderuar, Melihate Tërmkolli dhe atyre të cilët nga agu deri në mbrëmje i mbajnë "leksione" LDK-së dhe me votë mbeshtesin ata të cilet shkojnë në parti rivale dhe tek kundërshtarët e egër të shtëpisë (LDK-së), të cilën duan ta kthejnë në gërmadha dhe vetë rrijnë duarkryq duke bërë sehir”, është shprehur Bajraj.

Sipas Bajraj, sjellja e Tërmkollit ndaj lidershipit të LDK-së, shfaqë nervozizmin për shkak të pafuqisë që t’i imponoj votuesit e LDK-së për të qenë e votuar.

Bajraj thotë se tani është koha për ta ndihmuar LDK-në përballë kombit dhe atdheut, gjë që nuk bëhet duke sulmuar vlerat e saj por duke e mbështet me ide dhe veprim adekuat.

“Sjellja e znj.Tërmkolli karshi lidershipit të LDK-së dhe figurave eminente të saj mbi supet e të cilëve është një bagazh dhe angazhim serioz politik ndër vite, sikur shfaqë katercipërisht mungesën e sensit dhe nervozizmin si pasojë e pafuqisë së saj për t'iu imponuar votuesit të LDK-së dhe strukturave të saj për të qenë e votuar, kur e din faktin se kjo e fundit herë-pas-herë i'a ka kthyer shpinën LDK-së, dhe u ka shërbyer të tjerëve pa më të voglin kalkulim se rivalet e LDK-së dhe të Presidentit Rugova i'a kishin likuiduar bashkpartiakët alias, bashkëpunëtorët e presidentit Rugova. Zonjës Tërmkolli, dhe Co, u themi se koha për ta ndihmuar LDK-në dhe misionin e saj historik përballë kombit dhe atdheut është tani më shumë se kurr. Por, kjo nuk bëhet dhe nuk do të kaloj duke anatemuar e sulmuar deri në linçim vlerat e saj autentike, përfshir lidershipin të cilin nuk e kurseni deri nga kjo fushatë e egër, por duke mbështet fort dhe fuqishëm me ide, çasje dhe veprim adekuat, në të kundërtën rrini aty dhe atje ku ndjeheni komod dhe jepni prore kontributin tuaj, kontribut ky i cili shkon te rivalet tanë dhe jo në LDK”, përfundoi Bajraj për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat