Pas skandalit me hartë, pritet skandali i dytë i Lajçakut, cili mund të jetë ai?

Politika

Pas skandalit me hartë, pritet skandali i dytë i Lajçakut, cili mund të jetë ai?

Nga: N.Sh Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:57
Mirosllav Lajçak

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak ishte për tre ditë rresht në Kosovë, ku pati takime me ldierët e institucioneve dhe partive në Kosovë.

Analistët politik dhe këtë vizitë të Lajçakut e vlerësuan se kishte ardhur me mision.

E ky mision sipas tyre është bërja e institucioneve të Kosovës, pra formimi i Qeverisë Kurti dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Profesor Sulejman Mehazi thotë se, vizita e emisarit evropian Lajçak në Kosovë, më shumë ishte teknike për mëditje të majme sesa politike.

Sipas tij, kjo ishte më shumë informative sesa politike e dialoguese me Serbinë, më shumë spiunuese për marrjen e mendimeve e ideve politike të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ndaj dialogut me Serbinë, sesa për të mirën e Kosovës.

“Vizita e Miroslav Lajçakut, së pari në Kosovë e më pas në Serbi, me shumë e ka kuptimin shërbyes e informues për t'ia përçuar mendimet e elitës politike të Kosovës mikut të tij Vuçiqit. Jo rastësisht pas hartës provokative, Lajçaku, së pari erdhi në Kosovë për t'u informuar për qëllimet politike dialoguese të qeverisë së re të Kurtit, më pas këto qëllime të Kosovës t'ia interpretonte në Beograd Vuçiqit”, thotë profesori për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet i sigurt se përveç hartës skandaloze, Lajçaku në Beograd do bëjë skandalin e dytë radhazi në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës.

“Se Lajçaku e Sllovakia e tij do jetë e papërshtatshme për Kosovën, dihet, se Lajçaku gjatë dialogut do jetë kundër Kosovës e në anën e Serbisë, dhe kjo dihet, prandaj sa s'është vonë, qeveria e Kurit si e qysh duhet të kërkojë dorëheqjen e zëvendësimin e Lajçakut me një përfaqësues të shteteve evropiane që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Shkurt e qartë Lajçaku është i pa besueshëm për Republikën e Kosovës, pasi ai do përkrahë asocione të një republike të vogël serbe brenda Kosovës. Me Lajçakun dialogu me Serbinë do jetë i stërzgjatur deri në pafundësi”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat