Merr fund ëndrra e Ramush Haradinajt, ky është paralajmërimi i rëndë për AAK-në

Politika

Merr fund ëndrra e Ramush Haradinajt, ky është paralajmërimi i rëndë për AAK-në

Nga: P.R Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:42
Ramush Haradinaj

Para zgjedhjeve të 14 shkurtit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte shpallur kandidaturën për President të Kosovës.

Madje AAK si slogan të zgjedhjeve të jashtëzakonshme e kishte zgjedhur “Ramushi për President”.

Por, AAK në zgjedhjet e 14 shkurtit shënoi edhe më shumë rënie. Ajo mori vetëm 58 mijë e 748 vota, apo shprehur në përqindje 7.43%, duke siguruar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti më rezultatin e 14 shkurtit ka marr fund edhe ëndrra e Ramush Haradinajt për President, post në të cilin shumë shpejt pritet të zgjidhet Vjosa Osmani.

Image
Faton Mehmeti

“Kjo ëndërr ka qenë e marr fund, pa asnjë gjasë që të ndodh. Ndonëse Ramushi ende mundet me ëndërru, edhe pse është ëndërr e parealizuar. AAK me 14 shkurt u kthye në realitet, në një parti çfarë edhe është; parti e rrafshit të Dukagjinit. Nuk ka kapacitet AAK të jetë parti gjithëpërfshirëse në nivel vendi, ajo me kalimin e kohës po shkon drejt tkurrjes”, thotë Mehmeti.

Madje ai paralajmëron se AAK do të shkojë drejt fundit dhe do të eliminohet nga skena politike.

“AAK e mban akoma gjalle respekti që gëzon Ramushi, lidhet me një emër, i cili tashmë është i konsumuar politikisht dhe është krejtësisht e kuptueshme që votuesit nuk shohin më tek AAK alternativën. AAK njësoj si LSI në Shqipëri, që po shkon drejt tkurrjes, kanë fatin e njëjtë: do të eliminohen nga skena politike brenda 4-5 viteve të ardhshme. Ka ndryshuar votuesi shqiptar në të dy anët e kufirit, duke mos iu vazhduar jetën LSI dhe AAK për të mbetur në skenën politike, meqenëse e kishin mundësinë për ndryshim, por nuk kanë bërë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat