“Vjedhja e votës akt qyqar”, analisti flet për “skandalin” e Meliza Haradinajt

Politika

“Vjedhja e votës akt qyqar”, analisti flet për “skandalin” e Meliza Haradinajt

Nga: A.SH Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:19
Meliza Haradinaj Stublla

Analisti Leon Duhanaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar dorëheqjen e Meliza Haradinaj - Stublla nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e po ashtu edhe nga të gjitha pozitat në AAK.

Duhanaj dorëheqjen e cilëson si akt normal, duke shtuar se, duhet të mësohemi që kur zyrtarë të ndryshëm përfliten për gjëra të jashtëligjshme, të dorëhiqen në mënyrë që të ruhet imazhi dhe kredibiliteti institucional.

“Dorëheqja e znj. Haradinaj, përkatësisht Ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, bazuar në publikimet që dolën, është akt normal dhe i thjeshtë moral. Pa marrë parasysh është apo nuk është fajtore, ne duhet të mësohemi që kur zyrtarë të ndryshëm përfliten për gjëra të jashtëligjshme, duhet të dorëhiqen në mënyrë që të ruhet imazhi dhe kredibiliteti institucional”, thotë Duhanaj.

Sipas tij, shoqëria në Kosovë duhet të lë disa rrugë të cilat po i sjellin dëm vendit si kjo, vjedhja e votës sepse përpos që është vepër penale e kundërligjshme, është edhe akt qyqarë.

“Tani, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjerat. Unë nuk dua ta paragjykoj epilogun e këtij zhvillimi, por mendoj që organet përkatëse do ta hetojnë dhe do të dalin me rezultate konkrete. Sido që të jetë, është mirë që ne si shoqëri, t'i lëmë disa rrugë pa krye të cilat po kultivohen vite me radhë. Vjedhja e votës, përkatësisht të vullnetit qytetarë, përpos që është vepër penale e kundërligjshme, është edhe akt qyqarë.

Këndej, mbetemi me shpresë se e ardhmja do të vjen më e mirë, më demokratike dhe më e drejtë”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat