Krasniqi tregon zgjidhjen e vetme për të kthyer elektoratin e LDK-së

Politika

Krasniqi tregon zgjidhjen e vetme për të kthyer elektoratin e LDK-së

Nga: A.Z Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:04
LDK

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se është pafytyrësi dhe naivitet që t’i kërkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Kjo, pasi sipas tij, Osmani i’a ka përgjysmuar votat kësaj partie.

“T’i kërkosh LDK-së ta votojë blanko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike”, ka thënë Krasniqi.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se xhelozia ndaj një partie tjetër mund të shpreh edhe mllefin ndaj fituesit, ai thotë se si mund të zgjedhet presidenti, nëse prap shkojmë në zgjedhje dhe prap përfundojnë me rezultatë të ngjashëm.

“Deklarata e z.Krasniqi nuk më duket shumë serioze, pasi që nuk qëndron ashtu siç potencon ai, nga xhelozia apo përafrimi me ndonjë parti tjetër mund të shpreh mllefin ndaj fituesit të zgjedhjeve, ndaj atij që sovrani e zgjodhi. Si do ta zgjedhim presedentin nëse shkojmë në zgjedhje përseri dhe kemi rezultate të ngjashme realisht 5% plusë-minusë, qka tani, përsëri të shkojmë në zgjedhje, ku do të jetë fundi duke e kthyer mandatin te qytetari përseri”, deklaroi ai.

Tutje ka theksuar se nëse Osmani nuk votohet për presidente, vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Sipas tij, LDK-ja e ka për obligim ta votoj Osmanin, sepse ajo është fryti i LDK-së, dhe më pas grupi i saj do të shqyrtonte edhe mundësin e kthimit në LDK.

“Z.Krasniqi ngjan në këtë klasën politike të cilës nuk i intereson gjendja e popullit, e cila në kohë pandemie rrëzojë qeverinë dhe ndërtoj një qeveri jo legjitime, e cila thejë rekordet me të infektuar nga Covid-19, e që si pasojë e saj kemi mbetur akoma vendi i vetëm në rajone pa vaksina anti-Covid. E vetmia zgjidhje e LDK-së për të kthyer elektoratin e saj është votimi i z.Osmani për presidente, në të kundërten nëse vendi shkonë në zgjedhje, do ta djegin kryetarin e ri të LDK-së akoma pa e filluar mandatin e tij si kryetar i LDK-së. Po ashtu, znj.Osmani është fryt i LDK-së pavarsisht pse i kanë ndarë rrugën në këto zgjedhje, moralisht e kanë obligim ta votojn dhe ta përkrahin, e që edhe grupi i Vjosës do ta shqyrtonte mundësin e kthimit në LDK, duke e ngritur në partinë e parë opozitare”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat