“Votat e Reshitajt dhe Graincës nuk duhet paragjykuar”, Halili: Koha do t’i dëshmojë të gjitha

Politika

“Votat e Reshitajt dhe Graincës nuk duhet paragjykuar”, Halili: Koha do t’i dëshmojë të gjitha

Nga: A.Morina Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:49
Albena Reshitaj

Deputetet Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca kanë befasuar me veprimet e tyre në seancën gjatë së cilës u zgjodh presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Reshitaj dhe Grainca nuk përfillen vendimet e subjekteve të tyre duke marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentes.

Mirëpo, Grainca ishte ajo që befasoi edhe më shumë duke u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, për ‘iu bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa, Reshitaj deklaroi se ende vazhdon të jetë pjesë e AAK-së, pavarësisht se veproi kundër ‘urdhrave’ të kryesisë së partisë.

Këto veprime të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, padyshim që u komentuan shumë dhe morën lëvdata dhe kritika për këtë gjë.

Profesori dhe anëtari i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili ka komentuar veprimet e deputeteve Albena Rashitaj dhe Adelina Grainca në senacën e zgjedhjes së presidentes së vendit.

Image
Prof.Dr.Nijazi Halili, AAAS New York, USA

Halili për aderimin e Adelina Graincës nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosjes nuk duhet paragjykuar me mendime të pajustifikueshme, pasi e gjithë barra e këtij veprimi bie mbi atë.

“Sa i përket aderimit të deputetes së PDK-së, Adelina Grainca, mos të paragjykojmë dhe të japim mendime e paragjykime të pajustifikueshme pse ka ndodhur një aderim i tillë, në momentet më dramatike për zgjedhjen e presidentit të vendit, andaj për të gjitha këto barra dhe përgjegjësia bie mbi supet e saj, pasi që besimin e ka marrë nga simpatizuesit e PDK-së për çka i ngelet borxh elektoratit pasi i ka dhënë premtimin se do të jap kontributin e saj, nga subjekti që vjen”, deklaroi ai.

Profesori tha se nëse Grainca e ka votuar presidenten shkaku që vendi të mos përballet me zgjedhje të reja në kohë pandemia, atëherë veprimi i saj është shumë human dhe që duhet vlerësuar.

“Megjithatë vendi ishte në krizë të shkojë në zgjedhje të reja, për shkak të numrave, andaj nëse Adelina ka bërë një veprim human apo njerëzor që ta ndihmoj procesin është krejt normale dhe është për ta shpërblyer, sepse e ka shpëtuar vendin nga kriza institucionale e cila kishte me qenë me pasoja të paparashikueshme, për kohën dhe momentin që po përballet vendi me pandeminë dhe gjendjen e rëndë ekonomike”, theksoi ai.

Ndërsa, sa i përket votës së deputetes së AAK-së, Albena Rashitaj, Halili tha se votimi i saj ishte I arsyeshëm, duke u bazuar edhe në vet arsyetimin e Rashitajt.

‘Po ashtu edhe deputetja Albena Rashitaj, kishte arsyetuar votimin e saj, pro Vjosa Osmanit, që janë dy arsye kryesore për këtë: “Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë në një situatë të rënduar nga pandemia, do të ishin rrezik tepër i madh për qytetarët tanë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që institucionet të merren me menaxhimin e kësaj gjendje dhe jo të kontribuojnë që situata të përkeqësohet. Si një profesioniste shëndetësore nuk kam mundur ta bindi vetën që diçka e tillë të ndodhë.

Së dyti, me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në integritetin e shtetit të Kosovës, është fakti se ne nuk mund të lejojmë që Lista Serbe të arrijë që ta bllokoj vendin me direktiva nga politika e Beogradit ashtu siç kemi qenë të detyruar në të kaluarën.””, potencoi ai.

Në fund, duke u bazuar në deklaratat e lartpërmendura, profesor Halili tha se qëndrimet e deputeteve janë të arsyetuara në vlera humane dhe se çdo fjalë të tyre, do ta dëshmojë koha.

“Andaj, me këtë aspekt ritheksoj së qëndrimi i Albena Rashitaj është i bazuar vetëm në arsyet humane dhe profesionale sepse kështu e ka të ndërtuar karakterin dhe personalitetin e saj. Për këtë, më mirë se çdo fjalë e thënë, koha do t’i dëshmojë të gjitha”, përfundoi Nijazi Halili, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat