“Ç’kapja e shtetit nga kthetrat e krimit e korrupsionit”, beteja më e vështirë për kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu

Politika

“Ç’kapja e shtetit nga kthetrat e krimit e korrupsionit”, beteja më e vështirë për kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu

Nga: N. H Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:32
Qeveria Kurti II

Dihet se përballja me pandeminë COVID-19 do të jetë sfida kryesore që do të përballet Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Mirëpo, përveç përballjes me pandeminë, sfidë për Qeverinë Kurti II do të jetë edhe luftimi i korrupsionit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se sfidat të cilat e presin shefin e qeverisë së Kosovës janë shumë të mëdha.

Sipas Mehazit, të gjitha të mirat e të këqijat shtetërore që do të ndodhin në Kosovë do të varen prej kryeministrit aktual të Kosovës.

Image
Prof. Sulejman Mehazi

“Sfidat e qeverisë së Kurtit janë të mëdha, tani e tutje e gjithë barra shtetërore do jetë mbi shpinën e Kurtit, të gjitha të mirat e të këqijat shtetërore do varen prej tij. Gjëja e dytë parësore pas pandemisë së Qeverisë së Kurtit është të luftohet rëndë e fuqishëm korrupsioni shtetëror, ç’kapjen e shtetit, nëse kjo gjëmë e zezë shtetërore nuk hiqet qafe atëherë kryeministri Albin Kurti jo që do jetë kundër premtimeve elektorale, por dhe më do të varfëronte qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehazi.

Tutje, Mehazi ka paralajmëruar kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu se kanë detyrë shumë të vështirë, pasi që sipas tij, nuk është aq lehtë të luftohet çelësi i të gjitha të këqijave.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë detyrë shumë të vështirë për shkak se s’është aq lehtë të luftohet çelësi i të gjitha të këqijave gjykatat shtetërore të cilët në mënyrë zinxhirore kanë ushqyer korrupsionin shumëvjeçar shtetëror me marrëveshje të fshehtë korruptive në mes gjykatësve të Kosovës, ministrisë së Drejtësisë e ministrisë së Punëve të Brendshme tog. Nëse gjykatat shtetërore bëhen të korruptuara medoemos i tërë shteti bëhet i korruptuar”, ka deklaruar profesori i njohur.

Në fund, ai ka bërë me dije nëse vendoset të luftohet e keqja, duhet që të gjithë të ngritën, dhe që mos të lihen të vetmuar kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për këtë sfidë tejet të vështirë.

“Vërejtje duhet bërë edhe mediave të Kosovës, ata tani e tutje duhet kritikuar gjykatat e korruptuara të Kosovës e jo politikanët për shkak se gjykatësit janë fajtorët kryesorë që aq lehtësisht i lejojnë funksionarët e shtetit të vjedhin, korruptohen e pasurohen pa fije frike juridike. Pra, për të shmangur kancerin e rrezikshëm vdekjeprurëse të zhvatjes shtetërore që varfëron qytetarët dhe Kosovën, duhet ndihmuar të gjithë, s’duhet lënë të vetmuar Qeverinë e Kurtit kundër kësaj lufte të keqe e të vështirë sociale e ekonomike që nga Albin Kurti, Albulenë Haxhiu, mediave, analistëve politikë e deri te qytetari më i thjeshtë. Të gjithë forcën e kritikave, protestave dhe demonstratave duhet drejtuar kah gjykatat dhe gjykatësve, se për ndryshe kurrë nuk do të burgosen e largohen nga pushteti këta të korruptuar pushtetarë”, ka thënë njohësi i cështjeve politike, Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat