Ky është personi i shitur te PDK-ja që shkatërroi LDK-në, kërkohet stuhi e fuqishme ndaj këtyre personave (Emrat)

Politika

Ky është personi i shitur te PDK-ja që shkatërroi LDK-në, kërkohet stuhi e fuqishme ndaj këtyre personave (Emrat)

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:59
LDK

Kosova tashmë ka konsoliduar të gjitha institucionet e saj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Albin Kurti tashmë është kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani presidente.

Në këto zgjedhje humbjen më të thellë e mori LDK-ja e cila pastaj filloi të reformohej.

Në lidhje me këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj thotë se, pas stuhisë katastrofale zgjedhore të 14 shkurtit 2021, e cila la pas vetes rrëmujë në rangët e partive politike duke e dëmtuar dikë më shumë e dikë më pak, por megjithatë, sipas tij, të gjitha u dëmtuan dukshëm.

Maxharraj vlerëson se, LVV dhe Lisat “Guxo” morën 50,28% më shumë së gjysmën e elektoratit, kurse pësuan katastrofë PDK e cila mori vetëm 17%, LDK 12,6% kurse AAK gati afër pragut me vetëm 7%, ndërsa vetëm Vjosa Osmani, tani presidente e Kosovës i mori mbi 300 mijë vota.

“Partitë humbëse të zgjedhjeve edhe po që s’dinë çallma në vend se të ulën të analizojnë vetën e tyre pse ju ndodhi kështu dhe as që ulën të bëjnë riorganizim dhe reforma. Brenda tyre punët janë llugë. Sipas tyre faji i humbjeve na qenka jetim, na qenka Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që ua shkaktuan këto të dridhme në partitë e tyre. Por, këto parti në mungesë te sanimit të gjendjeve të tyre brenda tyre ka nisë një hallakamë e vërtetë tronditjesh dhe konfliktesh, sa që edhe kanë nisë me ju ikë edhe deputetët. Ikja nga këto parti e deputetëve do të vazhdoi në të ardhmen. Por, LDK stuhia zgjedhore e goditi më së shumti, gati se e shkatërroi duke e pruar në 12% te votave më e ulëta në historinë e saj. Kjo erdhi si pasojë e keqmenaxhimit të partisë nga ana e Isa Mustafës dhe klanit të tij mafioz i cili ishte ngjizë me klanet tjera mafioze e sidomos me atë të Klanit Pronto të Hashim Thaçit qëllimi i të cilit ishte të dëmtoi, kuptohet përmes Isa Mustafës si njeri i shitur te PDK dhe SHIK për ta shkatërruar sa më shumë LDK”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, edhe LDK pas kësaj katastrofe nuk ishte në nivel të detyrës, të ulët në kryesin e saj dhe në Këshillin e përgjithshëm të analizoi situatën, pasi ajo shukati dhe nuk qeli debat, sepse nuk lejonte Klani Isa Mustafës.

“Por, megjithatë LDK në vend se ta qortoi dhe të kërkojë llogari u shpërblye me postin fiktiv të kryetarit të nderit të LDK. Në krahasim me partitë tjera që pësuan debakël në zgjedhje, bile LDK është ajo që bëri diçka duke e zgjedhë me mjaftë makinacione kryetarin e rij Lumir Abdixhikun një i afërt me Isa Mustafën. U krijuan organet e reja në LDK, kryesia dhe Këshilli drejtues por edhe më tutje më shumë figura të vjetra goxha fajtore për humbjen e LDK, por u lanë anash shumë figura të njohura të cilat pa hamendje e kritikuan “vozhdin” e tyre Isa Mustafa dhe klanin e tij që e sollën LDK në këtë situatë. Lumir Abdixhikun një figurë e re në LDK, pa një përvojë të madhe në parti e presin sfida të mëdha. Së pari, ai duhet të dëshmoj se a është hala nën kthetrat e Isa Mustafës, a është në gjendje të këtë unin, mendimin dhe vendosmërinë e vetë në marrjen e vendimeve vetanake, sepse pikërisht nga kjo do varej e ardhmja e LDK, pra ringjallja e sajë apo shkatërrimi i sajë, kur dihet se më shumë se gjysma e elektoratit, e votuesve i kanë ikur”, shton ai.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Maxharraj pohon se, prova e parë e tij ishte zgjedhja e presidentes të Kosovës që kandidatja ishte nga koalicioni fitues i zgjedhjeve, pra ishte Vjosa Osmani një figurë karizmatike e vendosur, e cila i kritikoi ashpër përdhosjet e qëndrimeve dhe parimeve të LDK nga ana e Isa Mustafës dhe klanit të tij duke u shitur te Klani Pronto dhe SHIK-u.

“Derisa partitë tjera PDK e trumcakut Enver Hoxhaj lëshonte helm e vrer për Vjosa Osmanin se nuk është unifikuese, sepse sipas Hoxhaj unifikuese na qenka ai gjesti makabër i kryetarit Hashim Thaçit kur shkon e përkulët pra përmendoreve të serbëve të vrarë nga terroristet shqiptarë, pra sipas Hoxhaj po i bie se terroristi po u përkulët viktimave të tij. Apo rasti, edhe me makabër kur nuk pranon të merr pjesë në inaugurimin e Vjosa Osmanit si presidente e vendit pafytyrësia e të cilit shkoj aq larg sa që për të marrë pjesë Ambasadorit të SHBA në Kosovë Philip Kosnett i kërkoj lirimin e liderëve të PDK nga burgu i Hagës. Kjo kërkesë e Hoxhaj është ndërhyrje direkte në Gjykatën Speciale prapa së cilës fuqishëm qëndron SHBA, por është edhe ndërhyje direkte në punët e brendshme të SHBA, kërkesë kjo e mistrecit dhe fosilës së PDK Enver Hoxhaj i ka dëmtuar shumë raportet e PDK me SHBA duke kaluar ne taborin e partisë antiamerikane së bashku me AAK dhe Lista Srpska, qe vështirë e ka që të riparohen për një kohë shumë të gjatë. Erdhi koha e zgjedhjes së presidentit të vendit kurse Lumiri për të vendos, për tu treguar se a të jetë apo të zhduket nga skena politike, a të këndellë LDK apo do ta qojë edhe më shumë thellë në humnerë, a do ti bashkohet PDK,AAK dhe Lista Srpska si parti antiamerikane”, thekson ai.

Sipas tij, Lumiri ashtu siç është i qetë për kah natyra vendosi esëll, vendosi më mençuri.

“Vendimi i tij ishte i prerë të votoj Vjosa Osmanin për president të vendit, dhe kështu i iku katastrofës së mëtejme të LDK. Vendimi i tij ishte shpata me dy teha, i pari, nëse nuk e votonte Vjosa Osmanin për president LDK do të humbiste, mbas edhe do të shkatërronte në tërësi në zgjedhjet e radhës dhe do të tregohej si vazhdues i politikës shkatërruese të Isa Mustafës. Së dyti, Lumiri vendosi me kokën e vetë ta përkrah Vjosa Osmanin për president të vendin dhe kështu të fitonte simpatinë e elektoratit dhe votuesve për kthim në LDK. Dhe derisa ky vendim i mençur i Lumirit po mirëpritej nga deputetët e LDK dolën tri figura të njohura, tri fosile, tre kaskadera, tri paqavra të LDK te cilët e kundërshtuan këtë vendim. Ishin këta njerëz të Klanit mafioz të Isa Mustafës si: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pra tri figura përçarëse brenda LDK, të cilët u rreshtuan me PDK, AAK dhe Listën Srpska duke kaluat si antiamerikan sepse kundërshtuan qëndrimin e SHBA. Dhe derisa Agim Veliu i cili ishte kundërshtari kopil dhe i keq i Vjosa Osmanit dhe patë deklaruar se nuk do të votoj kurrë Vjosa Osmanin u mbeti u deklasua plotësisht pa asnjë post në LDK është bërë si me e vra vetën, kurse këto fosilet tjera mbetën aty sa për të përçuar sinjale dhe mesazhe të Isa Mustafës”, shton tutje profesori.

Ai tutje shprehet se, ish-kryeministri Avdullah Hoti është figura me tragjike e kësaj treshe.

“Ky njeri i cili e uzurpoi pozitën e kryeministrit, duke e rrëzuar qeverinë Kurti I, me ndihmën e Klanit Pronto dhe me komplotin e bërë se bashku me Isa Mustafën por edhe më ndihmën e Grenellit proserb u bë kryeministër i cili poashtu u rrëzua nga Kushtetuesja sepse ishte zgjedhur jo ligjshëm. Por, sa ishte ky struc i Isa Mustafës kryeministër karakterizohet me afera dhe skandale të ndryshme, që me e rëndësishmja ishte ataku në Thesarin e Shtetit ku u vodhën 2,1 milionë euro që as syri si luajti, nënshkrimi i marrëveshjes se Uashingtonit ku Kosova pati veç humbje, kurse Serbia fitoi gati të gjitha, bile edhe duke e pranuar minishengenin, mundësinë e daljes së Serbisë ne det, ia mundësoi Serbisë të bëhet hisedare në liqenin e Ujmanit, çfarë Serbia nuk e kishte arritë të behej as në kohën e komunizmit. Por ajo më skandalozja është se me rastin e kësaj marrëveshje presidentit të Serbisë, çetnikut dhe antishqiptarit Vuçiq iu mundësua që ti shkelë këmba ne Zyrën Ovale të Shtëpisë se Bardhë që asnjë president apo udhëheqës serb nuk e kishte pas këtë mundësi për 50 vjet e këndej, pra që nga aty, nga qendra me e fuqishme e botës i tha Trumpit pa fije frike se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pa kurrfarë kundërshtimit nga ana e qyqarit Hoti”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se, Avdullah Hoti shkoi edhe më larg kur e kundërshtoi Amerikën dhe kaloi në taborin antiamerikan duke thënë se kurrë nuk do të ia bëjë kuorumin dhe as që do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente.

“Kurse sa i përket paqavrës tjetër Driton Selmanaj servilit dhe filikaqes së Isa Mustafës nuk ia meriton të merrem, sepse ky njeri është përçarësi, arroganti më i madh brenda LDK. Është grindavec, fyes i pamoralshëm i cili as qe e meriton të jetë në strukturat e LDK e as deputet, i cili u përbiru veç ai e din se si. Dhe krejt në fund këto, tri fosile, tre kaskadera, tri paqavra të LDK të cilët e kundërshtuan këtë vendim. Ishin këta njerëz të Klanit mafioz të Isa Mustafës si: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pra tri figura përçarëse brenda LDK, të cilët u rreshtuan se bashku me PDK, AAK dhe Listën Srpska në taborin antiamerikan sepse kundërshtuan qëndrimin e SHBA. Më këta tre njerëz të dështuar dhe kundërshtar të papërmirësueshëm të LDK duhet që vetë të merret LDK, këta njerëz që dikur ishin teë flakët kur e kundërshtonin Vjosa Osmanin qe s’po i përkrah qëndrimet dhe parimet e LDK duke e përjashtuar nga partia, sot vetë e bëjnë një gjë të tillë, doli kundër Kryesisë dhe qëndrimeve të LDK, bile edhe më keq duke e marrë rrugën e antiamerikanizmit, me ç’rast i lanë hije të keqe vetë LDK”, thotë ai.

Sipas tij, LDK pas të gjitha këtyre duhet ti përjashtoi nga LDK si njerëz të dëmshëm për vetë LDK, sepse këta njerëz nuk i duhen LDK.

“Largimi, përjashtimi i tyre nga LDK do të pritej mirë dhe me entuziazëm nga anëtarësia, votuesit dhe elektorati i LDK. Pra, kryetar i LDK Lumir Abdixhiku për këtë rast topi është ne fushën tende, vepro esëll dhe shpejtë, tregohu se je për LDK, tregohu se në politikë dhe për politikën, për qëndrimet dhe parimet e partisë nuk ka lojë, e as padron, përjashtoi këto paçavra toksike nga LDK, sa më pare aq më mire për ty. Pra vepro largoji këta antiamerikan nga LDK ose jepja falas PDK apo AAK sepse kanë nevojë për ta kur tani po u ikin deputetët”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat