Kritikat ndaj Kurtit, deputetja e VV-së ka një paralajmërim

Politika

Kritikat ndaj Kurtit, deputetja e VV-së ka një paralajmërim

Nga: A.M. Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:46
Albin Kurti

Që gjatë fushatës se zgjedhjeve të 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albini Kurti pati kritika nga opozita.

Në zgjedhjet e fundit, parti e Kurtit doli fituese.

Por, me ardhjen e Kurtit në pushtet zëri i opozitës u bë më i fuqishëm në rrugën e kundërshtimit të kryeministrit të Kosovës.

Kjo u pa edhe në seancat e para të Kuvendit të Kosovës, kur Kurti u zgjodh kryeministër, si dhe në seancat për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

Për këto kundërshtime dhe “inate” të opozitës ka folur në një intervistë për gazetën “Bota sot”, deputetja e VV-së, Arijeta Rexhepi.

Ajo ka deklaruar se ata që e shkatërruan vendin hyn në kategorinë e dhënies së përparësisë së përfitimeve individuale e grupore.

Po ashtu, Rexhepi ka edhe një paralajmërim për opozitën.

“Inatet kurrë nuk sjellin ndonjë të mirë. Qeverisësin e mirë e shquan interpretimi i së mirës për vendin si të mirë për atë që qeveris. Dhënia përparësi përfitimeve individuale e grupore ndaj mirëqenies së vendit është shkatërrimtare. Një pjesë e atyre që po mbajnë inat i përkasin kësaj kategorie. Nuk janë të paktë ata që u duhet pak kohë që ta kuptojnë se do të bëhet mirë edhe për ta”, ka deklaruar Rexhepi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat