Juristi tregon ku qëndon problemi me ligjin për pasurinë

Politika

Juristi tregon ku qëndon problemi me ligjin për pasurinë

Nga: A.SH Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tanimë po e pret dritën jeshile nga Qeveria e Kosovës.

Ky dokument po parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar duke thënë se, problemi kryesor është se nuk ka mekanizëm zbatues.

“Nuk ka pas nevojë fare për këtë ligj pasi që këtë e rregullon Kodi penal, problemi kryesor është se nuk është zbatuar dhe askujt nuk iu është konfiskuar pasuria, s’ka mekanizëm zbatues, prokuroria nuk e ka kryer punën e saj dhe gjykata. Nuk është problemi te ligji apo kodi por te moszbatimi dhe mos hetimi për pasurim pa bazë, ky ligj është marketing politik, Kodi penal e parasheh që të gjithë personat që keqpërdorin pasuritë publike përmes detyrës zyrtare duhet të ndëshkohen”, ka thënë Burjani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, duhet të ketë ndjekje penale për ata njerëz që kanë përfituar nga punësimi nepotist e partiak.

“Me rëndësi është të ketë ndjekje penale që nuk ka për shumë njerëz që kanë perfituar nga punësimi nepotist partiak, në shërbim civil apo ndërmarrja publike apo nëpër ambasada, pra deri më tash ka mangësi në ndjekje penale.

Pra, kjo qeveri nuk mund të mbulohet dhe të fshehet prapa këtyre temave, duhet të ketë rezultat jo letra dhe nene, Kosova ka infrastrukuturë të bollshme ligjore por nuk ka zbatim”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat