Pazaret politike, deputetja e VV-së reagon ashpër ndaj opozitës: Akuza të ulëta, nxjerrni faktet!

Politika

Pazaret politike, deputetja e VV-së reagon ashpër ndaj opozitës: Akuza të ulëta, nxjerrni faktet!

Nga: A.Morina Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:14
Lëvizja Vetëvendosje

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidenten e re të vendit, Vjosa Osmani.

Mirëpo, pas votimit edhe të disa deputetëve të partive opozitare në seancën e zgjedhjes së presidentes, filluan të qarkulloni lajme se Vetëvendosje ka bërë pazare politike në këtë aspekt.

Lidhur me këtë temë, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Kryeziu-Hyseni zërat e opozitës për pazare politike në zgjedhjen e presidentes, i cilësoi si akuza të ulëta dhe të pa argumentuara.

Image
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

“Sa i përket zërave për pazare politike, le të na nxjerrin fakte. Le t’i argumentojnë ato pazare. Përderisa nuk shohim pazare, atëherë këto mbesin vetëm akuza të ulëta të atyre që janë mësuar të mbijetojnë mbi pazaret e shumta shumëvjeçare qe i kanë bërë në vazhdimësi”, deklaroi deputetja e VV-së.

Tutje, ajo u shpreh se partia e saj (LVV) nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë në pazare politike, e aq më pak tani që qeverisë vendin.

“Pra ndryshimet nuk vijnë me pazare. Qytetarët kanë kërkuar ndryshim, prandaj edhe na kanë nxjerrë me mbi 50% në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në pazare. Aq më pak do të jetë tani”, theksoi Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat