Ja ҫfarë ndodhi brenda shtabit të Rognerit gjatë kohës së luftës në Kosovë?

Politika

Ja ҫfarë ndodhi brenda shtabit të Rognerit gjatë kohës së luftës në Kosovë?

Nga: H.O. Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:30
Ilustrim

Vrasjet e pasluftës kanë mbetur ‘peng’ i qeverisjeve të shumta që janë ndërruar nga pas lufta në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë vrasje në Kosovë, të shumë zyrtarëve politikë e më së shumti të veprimtarëve të LDK-së.

Kjo parti ka bërë thirrje disa herë për zbardhjen e vrasjeve të njerëzve të vetë, mirëpo deri më tani nuk është realizuar diqka në këtë drejtim. Shpresa e vetme ka mbetur tek Gjykata Speciale e cila po heton vrasje që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës dhe më pas.

Publicisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj duke dhënë një përshkrim se si zhvillohej lufta në Kosovë në vitet 1998/99, ka treguar se ҫfarë bënin komandantët e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

“Derisa në Kosovë në vitin 1998/99 po zhvillohej luftë fyt për fyt midis ushtrisë shumë të armatosur të forcave çetnike serbe dhe UÇK –së e cila në krahasim me forcat serbe ishte e armatosur dobët por me zemër të madhe për t’i dalë në ndihmë atdheut nga sulmet barbare. Derisa në Kosovë po bëhej luftë e pabarabartë midis ushtrisë serbe dhe UÇK-së rreth së cilës ishin rreshtuar djemtë dhe vajzat, por edhe të moshuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë kundër dhunës serbe që po ushtrohej ndaj shqiptarëve vetëm se po kërkonin lirinë. Dhe, përderisa në Kosovë po derdhej gjaku rreke i djemëve dhe vajzave tona për ta mbrojtë vendin, përderisa në Kosovë po përdhunoheshin nënat, motrat dhe bijat tona nga çetnikët serbë. Përderisa në Kosovë po kallej flakë çdo gjë dhe Kosova pothuajse ishte bërë tokë e djegur dhe përderisa në Kosovë po dëboheshin me dhunë shqiptarët siç thoshte çetniku serb Sheshel “Preko Prokletija” dhe përderisa në Kosovë nga lufta e pabarabartë po vriteshin civilë të pafajshëm, fëmijë, pleq e plaka dhe po hudheshin nëpër bunare, etj., atje dikund jashtë Kosovës, pikërishtë në Tiranë në hotelin më luksoz “Rogner” ishin mbledhë horrat, cubat e LPK-së që në “emër të luftës”, në emër të UÇK-së po bisedonin jo për planet e luftës, por krejtë për diçka tjetër”, thekson Maxharraj.

Ai thotë tutje se ata po bënin plane për përfitimin e luftës për ardhjen në pushtet dhe jo për luftuar armikun.

“Ata ishin mbledhë atje dhe po bënin kokrrën e sefasë gjoja si shtab i UÇK-së të cilët në bashkëpunim dhe ndihmën e mbeturinave të Enverizmit të cilët kishin mbetë në pushtet si Fatos Nano, Fatos Klosi, etj., po bënin plane për përfitimin e luftës, plane për ardhjen e tyre në pushtet pas luftës, po bënin plane jo aq shumë se si të luftohej armiku serbë, por me shumë po bënin plane për një luftë brenda sojit të vetë për të përfituar duke ardhë në pushtet në emër të UÇK-së”, thotë Maxharraj për ‘Bota sot’.

Sipas tij, kjo luftë brenda sojit të vetë bëhej gjithnjë më agresive dhe se kushdo që u delte përballë ose kushdo që i kundërshtonte e pësonte keq e më keq në emër të UÇK-së.

“Ky farë i ashtuquajturi Shtab i Rognerit kudo thirrej në emër të UÇK, lëshonte komunikata në emër të UÇK-së, denigronte luftetarët sipas përkatësisë partiake, nuk donin të dëgjonin për kuadrot dhe ushtarët e LDK-së të cilët edhe e pësonin më së shumti. Ky Shtab i Rognerit e prishi edhe marrëveshjen e Oslos që për qëllim kishte unifikimin e faktorit të luftës kundër armikut. Ky shtab i Rognerit i rrëmbente edhe ndihmat dërguar nga diaspora për qëllimet e luftës të mbledhura nga 3% i LDK dhe ‘Vendlindja Thërret’. Kështu filloi edhe hajnia e tyre gjatë luftës në kurriz të luftës”, thotë Maxharraj./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat