“Karremi i ëmbël për shqiptarët”/ Janez Jansha çon ‘peshë’ Ballkanin, i bën “dhuratë” hartën e re Shqipërisë – reagon edhe Gjermania!

Politika

“Karremi i ëmbël për shqiptarët”/ Janez Jansha çon ‘peshë’ Ballkanin, i bën “dhuratë” hartën e re Shqipërisë – reagon edhe Gjermania!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 16 prill 2021 Në ora: 13:41
Janez Jansha

Një draftë dokument i ri për kufinjt e Ballkanit ka bërë bujë në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri slloven Janez Jansha i cili e publikoi këtë dokument, sygjeron që Ballkani të ndërron kufinjt.

Për këtë ka reaguar edhe shteti gjerman, që pretendon se rivizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

Kështu ka deklaruar Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, pas publikimit të një letre nga mediumi slloven në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe dr. Sadri Ramabaja.

Ai thotë se, vendimet e Konferencës së Dejtonit për Bosnjën që sollën paqen, por nuk krijuan perspektivë të qartë për Republikën, sidomos për qytetarët boshnjak, kanë qenë objekt analize e studimesh të shumta përgjatë pothuajse tri dekadave dhe atë nga ana e ekspertëve të shumtë.

“Tanya Domi nga Instituti Harriman (SHBA), në njërën nga konferencat që kishte për objekt trajtimi Dejtonin dhe çështjen e papërmbyllur të Bosnjës si shtet, në 25 vjetorin e kësaj konference, qe shprehur: “Dejtoni ishte për të ndaluar luftën dhe vrasjet. Por Dejtoni ka qenë një instrument jo perfekt, prandaj ai duhet reformuar.” Çështja  vazhdimisht shtrohet se si të reformohet Dejtoni dhe si të bëhet Bosnja shtet funksional?”, shprehet Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe një deklaratë të ambasadoriy Robert S. Geldbard, në atë konferencë, që sipas tij, pati shprehur zhgënjimin e tij në raport me mungesën e lidershipit.

Image
Dr. Sadri Ramabaja

“Duke u rikthyer në historinë e angazhimeve të SHBA-ve në Evropën Juglindore, ai pati potencuar se “administrata e Bushit nuk donte të merrej me Bosnjë-Hercegovinën, sepse me të ishte marrë Klintoni, kështu që u fokusua më shumë në Kosovë.” Ndërkaq, sipas tij, administrata e Obamës nuk ka qenë shumë e interesuar për rajonin. "Ideja e politikës amerikane ka qenë se rajoni i Ballkanit është zonë, ku duhet të veprojë Europa, dhe vazhdon të presë që të ndodhë diçka,” kishte potencuar atbotë ambasadori Geldbard”, shton ai.

Ramabaja tutje pohon se, pikëpamje e njëjtë dominon edhe sot.

“Sidomos pas rënies së D. Trampit, qarqet konservatore evropiane, duket se kështu e lexonë momentumin që po ofron për BE-në, mësymja e Rusisë drejt Ukrainës dhe ideja për aneksimin e Donbasit. Në këtë vazhdë duhet rishikuar pozicionimin e konservatorëve evropian, të cilët duan që t’i rikthehen Ballkanit, duke koketuar jo vetëm me aleatët e Rusisë në rajon, por edhe me vetë Rusinë. Shih për këtë, duket se kjo strategji e konservatorëve evropian, u lexua qartë në Uashington, prandja edhe pasoi reagimi nga Departamenti i Shtetit, por ndërkohë edhe nga Brukseli zyrtar. Departamenti amerikan i Shtetit i tha programit të Zërit të Amerikës në gjuhën serbe se, Shtetet e Bashkuara mbështesin tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës, respektimi i së cilës është përcaktuar me marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995”, pohon Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se, të enjten, delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë, shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së dhe komandanti i EUFOR-it, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksohet se “BE-ja është padyshim e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës”.

“Komentet pasuan tek pas shkrimeve të ditëve të fundit në Bosnjë dhe Kroaci për një dokument joformal (non-paper) lëshuar nga zyra e kryeministrit konservator slloven Janoz Janshe, me propozime të qarta për ndryshimin e kufijve ne Ballkan bazuar në parimin etnik. Mediet kroate e boshnjake kishin nënvizur se, ai dokument ishte i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Po dje (të enjten) portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit në fjalë”, tregon Ramabaja.

Sipas tij, pala shqiptare ka heshtur tërësisht.

“Madje për habin time edhe mediat në Kosovë, shumica e të cilave drejtohen nga segmente të njohura të olhokratëve të depushtetuar tashmë, heshtën! Vetëm mbrëmë, pasi dokumenti u publikua nga mediat në Slloveni e Sarajevë, studiot tona televizive, e shtruan për debat. Megjithatë, si për shumë çështje tjera me peshë, pa ftuar ekspertë! Të ftuar ishin pothuajse ato qarqe politike e gazetareske që kishin mbrojtur publikisht projektin e Vuçiqit e Thaçit (2018), e që kishte të bënte realisht me ndarjen e Kosovës, respektivisht aneksimin e veriut të saj Serbisë, duke e kamufluar këtë akt tradhëtie me përfshirjen gjoja të Preshevës dhe ca katundeve të Bujanocit në hartën e Kosovës! Le të kujtojmë faktin se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut në Austri atbotë, patën kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh”, shton ai.

Ramabaja shprehet se janë po ato qarqe që sërish, kur Rusia është në ofenzivë drejt Ukrainës, që pretendonë t’i krijojnë lehtësira asaj dhe diktatorit Viktor Orban, për të vënë në jetë objektivat e tyre gjeostrategjike në Ukrainë e Rumani!

“Jansha, dukej në dokumentin në fjalë, se kishte qenë shumë gjenerues për hartën e re të Shqipërisë. Na e kishte “dhuruar” madje edhe një pjesë të mirë të Korfuzit! Karremi ishte tepër i ëmbël, e për qëllim duket se kishte tundimin e politikës shqiptare për të hy në këtë valle të rrezikshme. Qarqe të mirëinformuara pohojnë se, dokumenti në fjalë mund të jetë thjeshtë një test i ri që kishte për qëllim të provokojë opinionin publik në gjithë rajonin tonë tejet të ndieshëm për tema të kësaj natyre. Ndërkohë janë publikuar spekulime në media se përveç Orbanit, qeveria në Beograd mund të ketë gjithashtu interes për shpërndarjen e dokumentit në fjalë. Por më e zëshme në këtë varg reagimesh rezulton të jetë sërish Gjermania, ashtu si ishte edhe në raport me projektin e Vuçiqit e Thaçit (2018).  Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, ka reaguar ashpër fil pas publikimit të dokumentit në fjalë nga mediumi slloven “necenzuriano.si” e në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe aneksimin e “Republika Srpskas” të Bosnjës e Hercegovinës,  Serbisë”, thekson Ramabaja.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth në tviterin e tij të mbërmshëm.

“Propozimet e parashtruara si "zgjidhje" të mundshme  politike të prezantuara në dokuementin në fjalë, nuk mund të mos lexohen tjetërsoj, përveç si udhëzime për luftërat e ardhshme në Ballkan. Rikthimi tek hartat dhe zgjidhjet me bazë etnike, sado që për palën shqiptare janë tepër joshëse, janë tejet provokative për gjithë rendin e instaluar në Evropën Juglindore për dekada të tëra pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo logjikë solli luftrat e njëpasnjëshme nga Kroacia, Bosnja e deri tek ajo në Kosovë në vitet 1990-ta”, përfundon Sadri Ramabaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat