Pritjet nga Qeveria Kurti II, flet njohësi i çështjeve juridike – jep parashikimin e tij

Politika

Pritjet nga Qeveria Kurti II, flet njohësi i çështjeve juridike – jep parashikimin e tij

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 00:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vendi ynë menjëherë pas krijimit të ekzekutivi të ri, ka filluar të përballet me zhvillime të shumta politike.

Dy ngjarjet më të rëndësishme që e shënuan këtë javë ishte miratimi nga Qeveria e Kosovës e koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe pjesëmarrja e Ministres së jashtme të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

E, menjëherë, pas këtyre zhvillimeve, në drejtim të qeverisë së re u hodhën shumë kritika. Lidhur me këto zhvillime, ka folur juristi i njohur.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk pret shumë nga ekzekutivi i ri i Kosovës.

Ai madje është i mendimit se në këtë formë do të funksionojë qeveria aktuale.

Image
Blerim Burjani

“Kjo nuk është për t’u befasuar, po të kishte përvojë të madhe në ekonomi apo në ndonjë fushë specifike tjetër, por problemi është tek besimi, nuk mund t’i besojë tjerëve sepse nuk mund të vlerëson tjerët ose e ka të pamundur t’i besojë të tjerëve ekspertëve të gjithë këta janë të njëjtë, njëjtë ishte edhe me Ramushin apo Hashimin, ekspertët edhe po të angazhohen ata nuk kanë as kapacitete dhe as aftësi për t’i kuptuar propozimet. Unë nuk pres shumë e as pak, ky njeri do të funksionoj këtë mandatit kështu”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani shprehet se tentativa e kryeministrit Kurti do të jetë që t’i mbajt të gjithë nën kontroll.

“Nuk shpenzon para dhe i teprojnë në buxhet, nuk ka besim tek profesionistët për shkak se ai nuk iu lejon hapësirë pune e as propozime. Tentativa për të mbajt nën kontroll gjithçka, ai do të mundohet vetëm të merret me ligje edhe pse realisht nuk i kupton ato, por mundohet të lenë përshtypjen për luftën kundër korrupsionit, apo krimit të organizuar dhe Vettingut, pra kjo do të jetë historia e tij”, tha ai.

Në fund, njohësi i çështjeve juridike thekson se e rëndësishme është për Qeverin Kurti II, është të mos shkaktojë dëme në politikën e jashtme.

“Me rëndësi është të mos bëjë dëme në politikë të jashtme të shtetit, dhe mos të qoj teposhtë shtetin. Këto tjerat mund t’i falen se nuk ka ditë, por ka dashtë kështu thonë disa njerëz nuk din, por donë për me dashtë duhet me ditë”, tha krejt në fund, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat