Analisti nga Gjermania flet për Gërvallen, e krahason me guximin e Rugovës, ka këto fjalë për opozitën

Politika

Analisti nga Gjermania flet për Gërvallen, e krahason me guximin e Rugovës, ka këto fjalë për opozitën

Nga: M.H. Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:05
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Një ndër temat më të përfoluar ditëve të fundit mbetet fjalimi i ministres të punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në KS të OKB-së.

Fjalimi mbresëlënës i ministres arriti të bëhet temë diskutimi për vendin mirëpo preku edhe ndërkombëtarët, shkruan “Bota sot”.

Gërvalla në këtë takimi ia numëroi Serbisë të bëmat që ia bëri Kosovës dhe ia bëri me dije edhe njëhere që Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik.

Ky fjalim pati edhe kritika nga palë të caktuara të vendit, duke u nisur nga ajo e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila u shpreh Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus dhe se fjalimi i Gërvallës shënoi një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht u orkestrua nga Qeveria e saj në Prishtinë.

Në lidhje me këtë deklaratë të deputetes së PDK-së, ka folur për “Bota sot”, analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Zeqiraj fillon duke përmendur deklaratën që një deputet nga opozita kishte bërë në momentin kur filoti LVV dhe Lista “Guxo”, e që ishte “kemi me jau nxi jetën”, pa dashtë të përmend emra analisti thotë që kjo deklaratë përveç që është e turpshme kjo shpejgon që opozita është e çakorduar duke shtuar se e tillë ishte edhe deklarata e deputetes së PDK-së, Deliu-kodra për Gërvallen.

"Kemi me jau nxi jetën", - ishte ky betimi i një deputeti të opozitës, kur fitoi koalicioni LVV-Lista "GUXO" e Vjosë Osmanit. Atë që nuk e arriti me votën popullore, opozita don ta kompensojë me shpifje, madje, deri "në nxirje jete!" E turpshme për një opozitë, që thirret në djathtizmin demokratik! Edhe pse një opozitë e çakorduar, fort e lodhur, e rënë në një dëshpërim të thellë, pa shpresë të rimëkëmbje të afërt, në vend të një opozitarizmi të motivuar dhe të faktuar, ka zgjedhur shpifjen e vrazhdët. I tillë është edhe komentimi i deklaratës të ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, të bërë në mledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u shpreh Zeqiraj.

Analisti më tej thotë se Deliu-Kodra është e ngarkuar me xhelozi dhe poashtu ka “mizën pas veshit” duke bërë këso lloj deklaratash vetëm për faktin që LVV dhe Lista “Guxo” ka filluar të merret me çkapjen e shtetit dhe korrupsionin.

“Deputetja e PDK-së, Blertë Deliu-Kodra, e ngarkuar me sëmirë e xhelozi shfrenuese, por, edhe duke pasur "mizën pas veshit", shpërthen: "Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus". Dhe, pse? LVV dhe Lista "GUXO" e kanë filluar e mbaruar fushatë zgjedhore, me premtimin e madh: "Luftë të pakompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çkapjen e shtetit, nga bandat në pushtet". Dhe, përgjigja korale, nga populli, që marshonte prapa Kurtit dhe Vjosës, aprovonin me thirrjet: "kriminelët në burg, hajnat në burg, kapsit e shtetit në burg”, u shpreh analisti.

Pse duhet fshehur, një “e fshehtë publike”?!

Njohësi i çështjeve politike, vazhdon më tej duke lartësuar fjalimin që Gërvalla ka bërë në KS të OKB-së, duke e cilësuar deklaratën e saj si një hapë të guximshem dhe fjalimin e saj të një vërtetë që nuk ka nevojë të fshehët.

Duke vazhduar Zeqiraj përmend 720 mijë lëndë penale që janë të pakontrolluara qe shumë vite dhe se shumica e këtyre lëndëve janë të partisë së deputetes së PDK-së, Deliu-Kodra.

“Ministrja Donikë Gërvalla, në ekspozenë e saj brilante, për Kosovën, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e vlerësuar nga më të mirat, përgjatë këtyre dy dekadave, konfirmoi se koalicioni qeverisës, qëndron prapa premtimeve të fushatës zgjedhore. Pra, "qeverisja e re do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin", që nënkupton edhe çkapjen e shtetit. Atëherë, pse u dashka fshehur, një "e fshehtë publike", kur Kosova, në të gjitha matjet e prformancës qeverisëse, qëndron në krye të listës kriminale e korruptive! Janë 720 mijë lëndë penale, të stivuara ndër vite, 320 mijësyrësh të vëna në tavolina, kinse, për zgjidhje parësore. Megjithatë, zvarritja e shqyrtimit gjyqësor vazhdon, duke pritur skadencën, parashkrimin e lëndëve penalizuese dhe mbylljen e tyre përjetësisht! Nga 7 (shtatë) akuza, që kishte një eksponent i SHIK-ut, eksponent i krimit, 5 (pesë)syrësh janë parashkruar, e 6-a në prag të skadencës të afatit shqyrtues. Ashtu si ky, edhe shumica e të penalizuarëve, i përkasin partisë-bandë PDK-së të Blerta Deliu-Kodra. Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve, kanë të bëjnë, pikërisht, me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe, reagimi i saj i vrazhdët, i marrëzishëm, në shprehje e përmbajtje, ndaj ministrës Gërvalla, ka të bëjë me mbrojtjen fanatike të krimit dhe të korrupsionit”, thekson analisti.

Tutje, Zeqiraj thotë se Deliu-Kodra përfaqson një parti e cila është bandë dhe e përmbytur me krime të organizuara e që kanë bërë çdo gjë vetëm për të I ikur ndëshkimi që aktualisht Thaçi është duke u ndëshkuar në Speciale.

Image
Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“Duke reaguar, në cilësinë e deputetës, Blerta përfaqëson partinë e saj bandë, mëkatare e dëshmuar, në vijimësi, që nga sabotimi i luftës, e deri te krimi i organizuar - vrasje të listuara, të kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë; grabitjen e pasurive të brezave shqiptarë, përmes uzurpimeve, privatizimeve kriminale. Dhe, deri në vënien në ankand të territorit tokësor, përmes faljes ose, nën arsyetimin për shkëmbim territoresh, me qëllimin final - bërjen hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës, deri në ndarjen e saj! Dhe, e gjithë kjo, për t`i shpëtuar shantazhimit dhe ndëshkimit të vet Hashimt, nga Gjykata Speciale, tashmë, për krimet e bëra, kundër shqiptarëve të pafajshëm”, u shpreh Zeqiraj.

Donika ishte zë i veçantë, ishte misionare, si Rugova, frymëzim për KS të OKB

Nga ana tjetër, analisti nga Gjermania krahason fjalimin e Gërvalles me atë të Rugovës duke e cilësuar shumë frymëzues për KS të OKB-së.

Sipas tij, Gërvalla ishte e vendosur dhe me plotë diplomaci tregoi dashurinë që ajo ka për atdheun e saj.

“Por, një gjë duhet kuptuar: Donika kishte vendosur të ishte, - vetja e saj -, edhe jashtë Kosovës, para botës. E sinqertë, madje, deri në qoshët e shpirtit të saj të dlirë, krejt në kundërshti me hipokrizitë, që, zakonisht, janë pronë, "asete" të diplomacisë. Dhe, këtu qëndron vlera intelektuale e njerëzore, të një bije të Kosovës, Donikë Gërvallës, e cila ka traditë politike familjare, që daton, të paktën, prej më shumë se tre shekuj dhe arrin të dëshmohet faktueshëm. Fjala e Donikë Gërvallës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vlerësua shumë, sepse përmasa e ideve, mendimeve dhe fakteve domëthënëse e mbresëlënëse, që i servoi kësaj mbledhje, tejkalonin Atdheun e saj - Kosovë. Jehona e fjalës të saj, ishte ftesë për zgjidhjen e problemeve politike ballkanike dhe më gjerë në botë”, potencoi Zeqiraj.

Analisti vazhdon duke përmendur reagimet dhe falenderimet që Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së dhe Kryetari McAllistër i bënë Gërvalles, duke ofruar kështu një mbështetje për Kosovën dhe ftuar për vizitë Gërvallen.

“Ajo denoncoi dhe emërtoi fajtorët. Dhe, sugjëroi zgjidhjet e mundshme të problemeve aktuale. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe, në veçanti, angazhimi serioz i Qendrave të Vendosjes, për t`i detyruar vendet shkaktare të krimeve, të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, në raportet me shtetet bilaterale dhe mëtej në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është mrekulluar nga fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla. Ai i ka dërguar një letër shumë të ngrohtë e miqësore Donikës. E fillon me "E dashura Ministre", duke e ftuar atë t`i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kryetari McAllister premton se do ta këtë në vëmendje me prioritet, përfaqësimin e Kosovës në Institucionet e BE-së, për avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Ministrja Gërvalla mori ftesa, për vizita edhe nga homologë të shteteve tjera”, tha analisti.

Deputetet Ganja, Safetja, Blerta-bijat ideologjike, seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit

Njohësi i çështjeve politike nuk arsyeton deklaratën që deputetet nga opozita i bënë Gërvalles duke thënë se parqitja e saj arriti deri tek pika që kundërshtoi edhe Rusinë për heqjen e flamurit.

Sipas Zeqirajt Gërvalla dhe Osmani janë një “lindje e vështirë”, por të sigurta dhe se të dyja janë shtrëngata që zgjuan popullin nga përgjumja e gjatë për të ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur.

“Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse - fjalë e rrenë -. Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë "një lindje e vështirë", por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, "i zbritën nga kali", për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur”, u shpreh Zeqiraj.

Analisti nga Gjermani thotë se deputetet nga opozita do të duheshin që me këtë fjalim të mburreshin me gjininë e tyre e jo të I bashkangjiten deklaratës së fundit të Hoxhë Shefqet Krasniqit që kanë vendin në kuzhinë.

Zeqiraj nuk arsyeton këto deklarata të deputeteve, pasiqë kjo “sulje” e tyre ndaj Gërvalles njëhershit edhe Osmanit janë të pabaza dhe aspak të arsyeshme për tu thënë.

“Deputetet provinciale dhe primitive, Ganja, Safetja, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, "gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda", u dorëzuan! "Qaty n`maxhe", duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, - ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti. Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! "Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë", tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! "Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus", tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës”, tha njohësi I çështjeve politike.

Ndër të tjera analisti thotë se përtej dy dekadave UÇK-ja, vazhdon të jetë strehë e horrakëve dhe se është e përvehtësua nga individë dhe nuk është më e popullit..

Ai thotë se falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, duke vazhduar të thotë që pse nuk "vajtojnë" për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 janë viktima janë shqiptarë të pafajshëm.

“Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk "vajtojnë" për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 janë viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat